• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

5 arsyet pse njerëzit shkaktojnë probleme/incidente në dasma

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
5 arsyet pse njerëzit shkaktojnë probleme/incidente në dasma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse pyesni ndonjë person të martuar se si ishte përvoja e tyre me dasmën, është e sigurt që mes historive, do kenë edhe ndonjë ngjarje të çuditshme apo të pakëndshme. Është zakonisht një dajë që bëhet tapë, dikush që zihet me orkestrën dhe gjëra të tilla.

Ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë gjithçka në jetën tonë, shumica e fatkeqësive në dasma duken të shkaktuara nga vetë natyra e ngjarjes. Dhe nuk është vetëm një “vjehrrë” e ardhshme që duhet të fajësohet. Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme pas atyre incidenteve që ndodhin rëndom në dasma:





1. Ndryshimi

Dasma është një ngjarje që simbolizon fundin e një stili jetese dhe fillimin e një tjetri. Bashkëshortët e mundshëm që kanë probleme me këtë ndryshim zhvillimi, për çfarëdo arsye, mund të veprojnë duke u tërhequr nga dasma në minutën e fundit. Nëse flisni me mjaft njerëz, do të gjeni një numër befasues individësh që janë lënë në altar nga një person i tillë. Për të shmangur martesën, disa partnerë janë larguar nga vendi ose janë zhdukur plotësisht.

Jo vetëm partnerët, por edhe prindërit ose të afërm të tjerë mund të përpiqen ta shkatërrojnë këtë “ndryshim”, me ose pa vetëdije. Për shembull, një nënë që është shumë e lidhur me fëmijën e saj mund të përjetojë ankth dhe probleme të tjera, gjatë gjithë kësaj periudhe ndryshimi.

2. Humbje

Ata që e perceptojnë martesën si një humbje personale mund të shfaqin pikëllim të pashprehur në një mënyrë të shtrembëruar ose të papërshtatshme. Për shembull, një grua që kishte humbur vajzën e saj në një aksident automobilistik disa vite më parë, u deh aq shumë në dasmën e mbesës së saj, sa filloi një sherr me nënën e mbesës (motrën e saj); ajo gjithashtu insistoi të udhëtonte në shtëpi nga dasma dhe ishte në një aksident të vogël automobilistik. Vetëm më vonë pranoi se dasmat i kujtonin humbjen e vajzës së saj dhe se donte të shpëtonte nga ato kujtime të tmerrshme sa më shpejt që të mundej.

3. Faji

Disa njerëz mund të ndihen fajtorë për humbjen e tyre dhe të ndëshkojnë veten për këtë; të tjerët rreth tyre janë thjesht “dëm kolateral”. Duke iu referuar rastit të mëparshëm, kur motra e gruas së dehur i tha se ajo mund të kishte përfunduar si vajza e saj – e vdekur nga një aksident automobilistik – gruaja tha se mendimi për të vdekur i jepte asaj shpresën se do t’i bashkohej të bijës në parajsë. Ajo shtoi se e “meritonte të vdiste gjithsesi”, sepse ishte ajo që po i jepte makinës kur ndodhi ngjarja. Disa e quajnë këtë “faji i të mbijetuarit”.

4. Zemërimi

Shpesh njerëzit kanë hatërmbetje me njëri-tjetrin. Këta familjarë të zemëruar, në një farë mënyrë mund të “hakmerren”, duke u ankuar për ushqimin, muzikën, vendin, fustanin e nuses dhe çdo gjë tjetër.

5. Zilia

Ziliqarët janë disa prej të fturave më të këqij në një dasmë. Mund të thuhen fjalë të rënda apo të jepen shikime urryese – që shpesh prishin gjithë atmosferën e krijuar.

Së fundmi, shumica e individëve të divorcuar dhe të ve do t’ju thonë se kanë frikë të marrin një ftesë për dasmë.

Dasmat janë ngjarje shumë emocionale që nënkuptojnë rritje dhe potencial, por ato gjithashtu hedhin dritë mbi plagë të ndjeshme që nuk janë trajtuar. Ndërsa qëndrojnë në pavetëdijen tonë, mbetjet e këtyre plagëve mund të rrëshqasin aq sa të krijojnë simptoma që edhe pa dashur, mund të prishin një nga ditët më të veçanta të dikujt.anabel

Pas

“Në Europë duhen 2.3 mln euro për km” Çmimi i lartë për ndërtimin e rrugëve, Berisha akuzon qeverinë

Para

Vezë, proshutë dhe fasule, britaniku gatuan mëngjesin duke përdorur vetëm rrezet e diellit

Para
Vezë, proshutë dhe fasule, britaniku gatuan mëngjesin duke përdorur vetëm rrezet e diellit

Vezë, proshutë dhe fasule, britaniku gatuan mëngjesin duke përdorur vetëm rrezet e diellit

Të Gjitha

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

nga Fast News
09:30 | 22/06/2025
0

Një shënim për Shëngjinin e bukur

Një shënim për Shëngjinin e bukur

nga Fast News
09:00 | 22/06/2025
0

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

nga Fast News
08:30 | 22/06/2025
0

Recent News

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

10:00 | 22/06/2025
Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

09:30 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar