• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka të bëjë me bizneset e mëdha si porti” Artan Hoxha tregon skemën që po ‘ha’ kokat e të rinjve

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka të bëjë me bizneset e mëdha si porti” Artan Hoxha tregon skemën që po ‘ha’ kokat e të rinjve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka zbërthyer “Trekëndëshin e Bermudës”, i cili sipas tij po ‘ha’ kokat e të rinjve në Shqipëri.

Ai i referohet vrasjes së ditës së djeshme ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas Hoxhës, kjo nuk është një ngjarje e ndonjë sherri të thjeshtë, por një përplasje e ashpër e organizatave kriminale që prej vitesh po fitojnë territor dhe po vendosin pushtetin e tyre në zonat ku operojnë.

Duke u ndaluar tek kjo ngjarje tronditëse, gazetari Artan Hoxha tha se Tirana – Durrësi dhe Fushë Kruja, janë kthyer si “Trekëndëshi i Bermudës” me ngjarje të shumta kriminale.

“Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermudës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone”, tha Hoxha për Abc Neës.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se tashmë vrasësit nuk e kanë problem të kryejnë punën e tyre në çdo orë dhe në çdo vend. Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha. Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale. Ekspertët janë kthyer në vendin e ngjarjes siç bën me dije gazetarja e ABC Xhensila Kodra dhe po këqyrin kamerat e sigurisë pasi dyshohet se një makinë i ka ndjekur viktimat që nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës.

Vepruan si komando

Mësohet se ndërkohë që njëra makinë i ndiqte viktimat nga pas në drejtimin Tiranë-Mamurras duke dhënë informacion për vendndodhjen e tyre te autorët, këta të fundit vinin përballë në drejtimin Mamurras-Tiranë.

Sapo viktimat futen te mbikalimi i Fushë Krujës, përballë u del makina e autorëve, e cila në fillim u zë rrugën dhe më pas prej saj dalin në mënyrë të sinkronizuar tre autorët, të cilët të pajisur dy me kallashnikovë dhe njëri me automatik “MP5”, kanë derdhur rreth 90 plumba brenda pak sekondash në drejtim të tyre.

Pasi i ka shpëtuar goditjes së parë, nga dera e pasme e makinës del Diklen Vata, i cili ishte edhe në rolin e badigardit të Brilant Martinajt. Ai mundi të largohet vetëm pak metra nga makina, pasi autorët u kthyen dhe e qëlluan nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Objektivi ishte Brilant Martinaj

Policia dyshon se objektivi i atentatit ishte pikërisht Brilant Martinaj. Kjo, pasi sipas policisë, pjesa më e madhe e plumbave të autorëve ishin në drejtim të pasagjerit në vendin e parë të makinës, ku edhe gjendej i ulur Martinaj.

Pas kryerjes së atentatit dhe sigurimit që nuk kishin lënë asnjë gjallë, autorët largohen sërish në mënyrë të organizuar dhe djegin makinën pak kilometra më tej duke u marrë nga një makinë tjetër, e cila dyshohet pikërisht se ka qenë makina që ndoqi viktimat nga Rinasi deri në Fushë Krujë.

Pas

Pandemia në Shqipëri/ Bien ndjeshëm infektimet në 24 orët e fundit, MSH: Regjistrohet një humbje jete

Para

Zëri i Amerikës: Në 6 vite vendin e braktisën 260 mijë qytetarë, ekonomia ndjen ikjen e “trurit”

Para
Zëri i Amerikës: Në 6 vite vendin e braktisën 260 mijë qytetarë, ekonomia ndjen ikjen e “trurit”

Zëri i Amerikës: Në 6 vite vendin e braktisën 260 mijë qytetarë, ekonomia ndjen ikjen e “trurit”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar