• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Një gënjeshtër e madhe” Rudina Hajdari kap detajin në fjalimin e Ramës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Një gënjeshtër e madhe” Rudina Hajdari kap detajin në fjalimin e Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Ajo shprehet se me këtë projekt kreu i qeverisë nuk po bën gjë tjetër, veç se po dëmton Shqipërinë, po fuqizon Serbinë dhe po hap Ballkanin për Rusinë.





POSTIMI I PLOTE

Për “burrin” që na ka mbetur në derë!

Po dëgjoja Kryeministrin sot teksa fliste në eventin e organizuar për nismën “Ballkani i Hapur” duke argumentuar se kjo nisëm do të ndihmojë së pari fermerët shqiptarë.

Jam e bindur se fermeri shqiptar e di shumë mirë se kjo është një propagandë e shëmtuar dhe se realiteti flet krejt ndryshe, ata po e heqin në lëkurë politikën e mbrapshtë të qeverisë, por dua të ndaj sot disa shifra edhe për pjesën tjetër të publikut për të argumentuar se pse e gjitha kjo që po propagandandon Edi Rama është një gënjeshtër e madhe.

Ballkani i Hapur ka në përbërjen e vetë sot 3 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Maqedonia e Veriut konkurron fort në Shqipëri, ndër të tjera, me produktet e saj bujqësore. Si pasojë e kësaj konkurrence, e cila vjen kryesisht prej faktit se ata kanë politika shumë të mira subvencionuese dhe stimuluese për fermerët e tyre e për rrjedhojë cmimet e produkteve dalin me kosto më të lirë, sipërfaqja bujqësore në Shqipëri nga viti 2005 e deri në vitin 2020 sipas Instat është rritur me vetëm 20ha. Pra në 15 vite, 9 prej të cilave zoti Rama është kryeministër, fermerët kanë shtuar vetëm 20 ha sipërfaqe të mbjelle, edhe kjo (po sipas instat) është kryesisht sipërfaqe e mbjellë me misër.

Serbia nga krahu tjetër, një nga produktet që konkurron fort fermerin shqiptar është qumështi. Prodhimi i qumështit (sipas Instat) ka rënë që mbas nënshkrimit të marrveshjes së Open Balkan me rreth 20mijë ton në Shqpëri. Nëse flet me prodhuesit dhe i hedh një sy edhe statistikave të doganës do kuptosh se qumështi shqipetar është zëvendësuar me atë serb, duke i shkaktuar humbje por edhe mungesë interesi fermerit shqiptar, për shkak se Serbia ka një politikë të fortë subvencionuese për blegtorinë.

Një kryeministër i cili ka si mision ti shërbejë vendit të vetë, para se të lejojë tregjet e huaja të konkurrojnë më lirshëm në Shqipëri, sigurohet se tregu vendas përfiton nga këto lehtësi.

Një Kryeministër i cili i shërben shqiptarëve së pari do të miratonte politika agresive mbështetëse dhe subvencionuese për fermerin shqiptar e kur të sigurohej se ai është mjaftueshëm i fuqishëm do kërkonte marrveshje jashtë, jo për ta dëmtuar por për ta ndihmuar.

Ajo që Rama po bën me Open Balkan është pikërisht e kundërta. Ai po i siguron një ambjent edhe më të favorshëm fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të konkurruar edhe me bindshëm fermerin shqiptar. Pa harruar këtu faktin që duke u dhënë atyre aksesin në Adriatik, pa tarifa e kosto, do jua lehtësojë edhe më shumë barrën fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duke u ulur kostot e lëndës së parë.

Ndaj nuk ka asnjë habi se përse Open Balkan merr mbështetje kaq të madhe nga Ministri i Jashtëm Rus Lavrov dhe sigurisht Presidenti I Serbisë Vucic. Në thelb kjo nisëm i shërben fuqizimit të mëtejshëm ekonomik të Serbisë dhe dobësimit të shqiptarëve, si atyre në Shqipëri dhe atyre në Kosovë. Ballkani hapet për Serbinë dhe Rusinë dhe mbyllet për shqiptarët.

E duke qenë se sot e krahasoi Balkanin me një burrë që ka ngelë në derë se nuk e merr njeri, unë besoj se i vetmi “burrë” që i ka ngel në derë shqiptarëve është ai.

Një kryeministër që i shërben kujtdo përvec shqiptarëve, ndaj sa më shpejt ta “martojmë” aq më mirë për të gjithë ne.

 

Pas

“Merr 70 mijë euro për s*ks në Dubai” Gazetari zbulon detaje nga jeta e dy vajzave të ekranit shqiptar

Para

Zbulohet identiteti/ Dy ekzekutime për 24 orë, ja kush është personi që i mori jetën Nevila Pjetrit

Para
Zbulohet identiteti/ Dy ekzekutime për 24 orë, ja kush është personi që i mori jetën Nevila Pjetrit

Zbulohet identiteti/ Dy ekzekutime për 24 orë, ja kush është personi që i mori jetën Nevila Pjetrit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar