Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zbulohet identiteti/ Dy ekzekutime për 24 orë, ja kush është personi që i mori jetën Nevila Pjetrit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zbulohet identiteti/ Dy ekzekutime për 24 orë, ja kush është personi që i mori jetën Nevila Pjetrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet identiteti i personit të arrestuar për vrasjen e Nertila Pjetrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Itali.

Ai është Daniele Bedini, me precedent penalë për grabitje.

I riu akuzohet për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana në një hark kohor prej 24 orësh.

Bedini është 32-vjeç dhe banues në Aulla dhe prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vrasjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e masakruar në orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Sipas La Reppublica, hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës.

Bedini mësohet se po merret në pyetje që prej mesditës së sotme. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij.

Teksa trupi i pajetë i Nevilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës, mbrëmjen e së martës u gjet trupi i një transeksuali.

Ai quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën. Transeksuali u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Bertolotti ushtronte prostitucion në periferi të Sarzana. Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune.

Kishin qenë miqtë e tij që kishin denoncuar zhdukjen e 43-vjeçarit dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë vrarë të njëjtën natë me Nevilën ose të hënën.

Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë.

Autopsia e Nevila Pjetrit: Shqiptarja u vra me dy plumba pistolete të kalibrit 22 në kokë. Është kjo përgjigja e autopsisë. U qëllua fillimisht nga para, ndërsa plumbin tjetër e mori pas veshit të majtë. Mbetet ende për t’u sqaruar nëse 35-vjeçarja është vrarë në vendin ku u gjet apo diku tjetër.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Një gënjeshtër e madhe” Rudina Hajdari kap detajin në fjalimin e Ramës

Para

Moti shkakton përmbytje/ Nami nga reshjet e shiut në këtë qytet, banorët përballen me pamjen e pakëndshme

Para
Moti shkakton përmbytje/ Nami nga reshjet e shiut në këtë qytet, banorët përballen me pamjen e pakëndshme

Moti shkakton përmbytje/ Nami nga reshjet e shiut në këtë qytet, banorët përballen me pamjen e pakëndshme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

nga Fast News
22:53 | 10/09/2026
0

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

nga Fast News
22:38 | 10/09/2026
0

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

nga Fast News
17:30 | 10/09/2026
0

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

nga Fast News
17:24 | 10/09/2026
0

Recent News

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

Kriza e çmimeve/ BQE rrit normat e interesit në 2.5%, për herë të dytë këtë vit

22:53 | 10/09/2026
Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, reagon ministri i Financave: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

22:38 | 10/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora