Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë mes të fortëve të Elbasanit.
I plagosur mbeti Nuredin Dumani, një emër i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i cili më pas u arrestua.
Gazetarja Etleva Delia, ka treguar edhe pjesë nga kronologjia e ngjarjes së 29 Marsit.
Sipas Deliajt, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Dumani thuhet se nuk e ka ditur që Talo Çela ishte në makinë me objektivin e tij. Në momentin që Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.
Pavarësisht plagës së rëndë që kishte në kurriz, Nuredin Dumani mundit të arratisej drejt Fierit, ku edhe kishte një apartament me qira. Aty u mjekuar nga dy mjekë dhe një infermeri, ndërsa vetëm pak më pas ngjarjes iu vunë prangat nga policia.
Mësohet se Nuredin Dumani në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij. Ai i ekzekutoi edhe vëllanë Bujar Çelën, ndërsa donte t’i ekzekutonte edhe mikun e Talo Çelas në tentativë ku edhe mbeti vetë i plagosur.