• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kur shteti arrin të caktojë çmimet, tregu ka marrë fund” Artan Fuga ngre problemin e madh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kur shteti arrin të caktojë çmimet, tregu ka marrë fund” Artan Fuga ngre problemin e madh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga foli për rritjen e çmimeve në vend si edhe për vendimet e qeverisë për të ndërhyrë nëpërmjet ngritjes së Bordit të Transparencës.

Ai u shpreh se qeveria përpiqet të menaxhojë situatën, por jo në nivel afatgjatë.

Sa i përket protestave, Fuga tha se janë një formë që kanë treguar se janë forma të tejkaluara.

“Vë re që disa persona që kanë kompetencë në  fushën e ekonomisë konsiderojnë sikur për krizën mund të flasin vetëm ekonomistët, dhe këtu ka një keqkuptim. Nuk konsiderohet që në një fushë pot ë kesh diplomë aty mund të drejtohesh dhe të mos përfshihesh në fusha të tjera. Unë ndaj dy gjëra, një që unë pranon që nëse furnizimet me gaz dhe karburant kryesisht me naftë janë bërë më të vështira në Europë për shkak të luftës në Ukrainë, sigurisht kjo në njëfarë mase do të reflektohet edhe në Shqipëri.

Rritja e çmimeve në tregje ndërkombëtare dhe modeli ekonomik shqiptar e përsëris se është i tillë i cili e ashpërson krizën. Modeli i shkëmbimeve me jashtë po ta shohim kemi po atë model që kemi pasur, pra nga jashtë ne marrim të gjitha ato produkte bazë me një çmim të lartë dhe ajo që eksportojmë ta zëmë janë produkte të tjera të papërpunuara. Ne kemi rrëzuar industrinë e përpunimit të metaleve dhe kemi një sektor të nxjerrjes së naftës që është i prapambetur…Pra kemi një treg të parregulluar , një treg të panormalizuar.

Sot shqiptari me të ardhura më të ulëta se një europian është i detyruar të përballojë çmimet shumë më të larta se në tregjet jashtë. Kjo nuk është një politikë që rregullohet brenda ditës por logjika duhet të të çojë këtu dhe jo tek lufta në Ukrainë. Unë nuk jam në gjendje të them që çmimi sot është i drejtë apo i padrejtë…Një çmim i drejtë vjen nga ekuilibri mes kërkesës dhe ofertës,. Pra nëse shteti cakton një çmim mund t’i leverdisë shtetit por jo edhe konsumatorit. Në momentin që shteti futet për të caktuar çmimet ka marrë fund tregu dhe jemi në atë që quhet kapitalizëm shtetëror…Në momentin që ne si konsumator të karburanteve por edhe tregtarët janë në diktatin e çmimit të caktuar…Unë shoh që 50% minimumi i qarkullimit të veturave ka rënë.

Prodhuesi i vogël reziston shumë më fort se tregtari i madh ndaj krizave…Sot po del në pah diçka që është prezente prej vitesh, biznesi i madh në Shqipëri po humb klientin dhe duke humbur klientin keni prishur tregun dhe duke prishur tregun nuk keni se kujt i drejtoheni për shkak se kërkesa ka rënë…tani faza e parë ishte kur kishim prodhimet dhe shërbimet e vogla, faza e dytë kur lindën biznese të kontrolluara në mënyrë monopoliste, faza e tretë është tillë kur shqiptari varfërohet dhe një pjesë e kapitalit pasurohet dhe këtu fillon një krizë dhe zgjidhja janë PPP. Pra në momentin kur bëhen këto PPP dhe jepen atyre që quhet investues strategjikë llokma të mëdha, ata na marrin para me forcën e ligjit…”, tha ndër të tjera akademiku Fuga.

 

Pas

Fitorja e Orban nuk është modeli që i shërben opozitës

Para

Dorëhiqet papritur Prefekti i Lezhës, ja cilat janë shkaqet

Para
Dorëhiqet papritur Prefekti i Lezhës, ja cilat janë shkaqet

Dorëhiqet papritur Prefekti i Lezhës, ja cilat janë shkaqet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar