Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të autostradës në Kashar, sipas dosja.al
Mësohet se Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që dyshohet për viktima.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se brenda mjetit është gjetur i pajetë një person rreth 35 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.