Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.
Raportohet se në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe dëbore përgjatë natës.
Në lartësitë +900 ka pasur reshje të dendura dëbore me shtrirje në të gjitha akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Sakaq, trashësia e debores varion nga 5 deri ne 20 cm.
Mësohet se Kontraktorët për Mirëmbajtje Dimerorë kanë punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë punën.
Gjithashtu, mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçe – Erseke – Leskovik, Korçe- Dardhe, Korçe-Voskopoje, kryhet pa probleme.