• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Situatë e rrezikshme, Meta thërret në zyrë drejtorin e burgjeve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Situatë e rrezikshme, Meta thërret në zyrë drejtorin e burgjeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thirrur në zyrë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për t’i kërkuar llogari për gjendjen e sigurisë në burgjet shqiptare për t’i paraprirë çdo situatë të pakëndshme.

Burimet konfirmojnë për “Balkanweb” se kjo kërkesë e Presidentit vjen në një kohë, të cilën ai e vlerëson si tepër të tensionuar.

Kreu i Shtetit kërkon ndër të tjera të merren të gjitha masat për një siguri sa më maksimale në burgjet e vendit. Kujtojmë që prej dy ditësh ka pasur tensione dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake në disa qytete ku Bashkitë drejtohen nga e djathta.

Me urdhër të kryebashkiakëve të djathtë, policët bashkiakë nuk lejojnë futjen e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e ngritura për zgjedhjet e 30 qershorit, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit është vënë në ruajtje të materialeve zgjedhore dhe është e gatshme të mos i lëvizë ato që aty, duke zbatuar kështu vendimin e KQZ-së për të mos e njohur dekretin e Presidentit dhe vijimin e përgatitjeve për zgjedhjet, të cilat siç qeveria pretendon, duhet të mbahen më 30 Qershor, që të jenë në frymën e Kushtetutës.



Policët bashkiakë mbështeten nga ana tjetër edhe nga simpatizantë e përfaqësues të opozitës, të cilët mbrëmjen e djeshme i vunë flakën një KZAZ-je të ngritur në Shkodër, ku u dogjën materialet zgjedhore. E njëjta situatë është paraqitur edhe sot në Burrel./balkanweb

Pas

Bandat e drogës në Britani po rekrutojnë njerëz nga Veriu i Shqipërisë

Para

Përplasja në KZAZ-në e Kamzës, ja sa persona kanë mbetur të plagosur

Para
Përplasja në KZAZ-në e Kamzës, ja sa persona kanë mbetur të plagosur

Përplasja në KZAZ-në e Kamzës, ja sa persona kanë mbetur të plagosur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar