Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në superstradën Lezhë-Shkodër.
Një makine e tipit BMW është përplasur me një motorr dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Dy drejtuesit e mjeteve, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve të para shkak është bërë humbja e kontrollit të motorrit nga drejtuesi i saj dhe për shkak se ky i fundit ka dashur të shmangë përplasjen, shoferi i makinës ka devijuar duke u përplasur me motorrin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.