Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

VOA: Pushtimi rus në Ukrainë ka vënë në provë premtimin e bërë nga Joe Biden ndërsa mori detyrën vitin e kaluar, për t’u përballur me…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
VOA: Pushtimi rus në Ukrainë ka vënë në provë premtimin e bërë nga Joe Biden ndërsa mori detyrën vitin e kaluar, për t’u përballur me…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një fjalim të rëndësishëm që pritet të mbajë sot pasdite në Poloni, Presidenti Joe Biden pritet t’u bëjë thirrje vendeve demokratike të kundërshtojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, zoti Biden pritet gjithashtu të vërë theksin edhe tek uniteti që ekziston mes vendeve Perëndimore mbi nevojën për të ndalur Vladimir Putinin.

Ndërsa ndodhet në Poloni për një vizitë zyrtare, Presidenti Biden u takua në Varshavë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes Oleksii Reznikov, takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të lartë ukrainas që nga fillimi i luftës.

Presidenti Biden ka qenë i pranishëm në tre ditë takime urgjente me aleatët e G-7s, BE-së e NATO-n, si dhe dhe ka takuar trupat amerikane që janë dislokuar në Poloni. Të shtunën ai po zhvillon një takim me Presidentin polak Andrzej Duda.

Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, një veprim që Moska e quan një operacion special ushtarak. Një zhvillim i tillë ka vënë në provë premtimin e bërë nga Presidenti Biden ndërsa mori detyrën vitin e kaluar, për t’u përballur me autokratët, përfshirë presidentin rus dhe udhëheqësin e Kinës Xi Jinping.

Shtëpia e Bardhë tha se në fjalimin e tij Biden do të bëjë komente mbi përpjekjet e përbashkëta të botës së lirë për të mbështetur popullin e Ukrainës, për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën e saj brutale dhe për të mbrojtur një të ardhme që i ka rrënjët tek parimet demokratike. Polonia është vendi më i madh ish-komunist anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rritja e populizmit të krahut të djathtë në Poloni vitet e fundit, e ka vënë atë në konflikt me Bashkimin Evropian dhe Uashingtonin, por kërcënimi që vjen nga Rusia e ka afruar Poloninë me fqinjët e saj perëndimorë.

Zgjedhja e Joe Biden-it në krye të Shtëpisë së Bardhë e vuri në një pozitë të vështirë, qeverinë nacionaliste të partisë Ligj e Drejtësi, nisur nga marrëdhëniet e mira me paraardhësin e tij, Donald Trump-in.

Por me rritjen e tensioneve me Rusinë, përpara se ajo të sulmonte Ukrainën, Duda dukej se po kërkonte të qetësonte marrëdhëniet me Uashingtonin. Në dhjetor, ai i vuri veton një ligji që kritikët thanë se synonte të heshtte një transmetues televiziv me pronar amerikan.

VOA

Pas

Basha lë Tiranën? Pamjet nga aeroporti, po ikën në Amsterdam

Para

“Iku dje nga shtëpia dhe s’u kthye më”, djali denoncon humbjen e babait

Para
Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 pasagjerët dhe shoferi

“Iku dje nga shtëpia dhe s’u kthye më”, djali denoncon humbjen e babait

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora