• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Ndryshimi i dietës, mund t’i shtojë deri 10 vite jetës tuaj

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Ndryshimi i dietës, mund t’i shtojë deri 10 vite jetës tuaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Laura Brown

“The Conversation”





Të gjithë duan të jetojnë sa më gjatë. Shpeshherë na thuhet se çelësi për ta arritur këtë, është të bëjmë zgjedhje më të shëndetshme të stilit të jetesës, si ushtrimi fizik, shmangia e duhanit dhe mos pirja e tepërt e alkoolit.

Po ashtu, studimet kanë treguar gjithashtu se jetëgjatësia mund të rritet edhe nga dieta ushqimore. Një studim i ri, ka zbuluar se të ngrënit në një mënyrë më të shëndetshme, mund ta zgjasë nga 6-7 vite jetëgjatësinë tek të rriturit e moshës së mesme, ndërsa tek të rinjtë, ajo mund të rrisë jetëgjatësinë me rreth 10 vjet.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga shumë studime që kanë shqyrtuar dietat dhe jetëgjatësinë e njeriut, krahas të dhënave nga studimi i Barrës Globale të Sëmundjeve, që ofron një përmbledhje të shëndetit të popullsisë nga shumë vende të botës.

Duke i kombinuar këto të dhëna, autorët e studimit ishin në gjendje të vlerësonin se si ndryshonte jetëgjatësia në raport me ndryshimet e vazhdueshme në konsumimin e frutave, perimeve, drithërave, drithërave të rafinuara, arrave, bishtajoreve, peshkut, vezës, bulmetit, mishit të kuq, mishit të përpunuar dhe pijeve me sheqer.

Më pas studiuesit ishin në gjendje të hartonin një dietë optimale për një jetëgjatësi të madhe, të cilën e krahasuan me dietën tipike perëndimore, që përmban kryesisht sasi të mëdha të ushqimeve të përpunuara, mish të kuq, nënprodukte të qumështit me sasi të lartë yndyre, ushqime me shumë sheqer, ushqime të para–paketuara, dhe një konsum të ulët të frutave dhe perimeve.

Sipas hulumtimit të tyre, një dietë optimale përfshinte më shumë bishtajore (fasule, bizele dhe thjerrëza), drithëra (tërshërë, elb dhe oriz kafe) dhe arra, dhe më pak mish të kuq dhe të përpunuar. Gjithashtu, ata zbuluan se pasja e një diete optimale që nga mosha 20 vjeç, do të rriste jetëgjatësinë me më shumë se një dekadë për gratë dhe burrat nga SHBA, Kinë dhe Evropë.

Ndërkohë, kalimi nga një dietë ushqimore perëndimore tek dieta optimale në moshën 60-vjeçare, do t rriste jetëgjatësinë me 8 vjet. Për 80-vjeçarët, jetëgjatësia mund të rritet me gati 3 vjet e gjysmë.

Por meqë nuk është gjithmonë e mundur që njerëzit ta ndryshojnë tërësisht dietën e tyre, studiuesit llogaritën se çfarë do të ndodhte, në rast se njerëzit do të kalonin nga një dietë perëndimore, në një dietë që ishte një e “mesme e artë” midis dietës optimale dhe dietës tipike perëndimore.

Ata zbuluan se edhe kjo lloj diete – të cilën ata e quajtën “dieta e qasjes së fizibilitetit” – mund të rriste ende jetëgjatësinë tek 20-vjeçarët me pak më shumë se 6 vjet për gratë, dhe pak më shumë se 7 vjet për burrat.

Këto rezultate, na tregojnë se ndryshimet afatgjata të dietës ushqimore në çdo moshë, mund të sjellin përfitime thelbësore për jetëgjatësinë e njeriut. Por përfitimet janë më të mëdha nëse këto ndryshime fillojnë që në vitet e hershme të jetës.

Nuk janë ende plotësisht të qarta të gjithë mekanizmat, që shpjegojnë se përse dieta mund tapërmirësojë jetëgjatësinë. Por dieta optimale që zbuluan studiuesit në këtë studim, përfshin shumë ushqime që janë të pasura me antioksidantë.

Disa kërkime mbi qelizat njerëzore, sugjerojnë se këto substanca mund të ngadalësojnë ose parandalojnë dëmtimin e qelizave, që është një nga shkaqet e plakjes. Gjithsesi, kërkimet në këtë fushë janë ende në vazhdim.

Prandaj është e pasigurt, nëse antioksidantët që ne konsumojmë si pjesë e dietës sonë, do të kenë të njëjtin efekt. Shumë nga ushqimet e përfshira në këtë studim kanë gjithashtu veti anti-inflamatore, të cilat gjithashtu mund të vonojnë fillimin e sëmundjeve të ndryshme – dhe procesin e plakjes.

Sigurisht, ndryshimi i plotë i dietës suaj ushqimor mund të jetë i vështirë. Por edhe përfshirjae vetëm disa prej ushqimeve përmendura më lart, që janë vërtetuar se e rrisin jetëgjatësinë,mund të sjellë ende disa përfitime./ bota.al

Pas

“Do të merren vendime të rëndësishme” Pas vendimit të Gjykatës, Berisha i bashkohet mbledhjes së Komisionit

Para

Çfarë po ndodh? Komisioni i Rithemelimit futet brenda në selinë e PD, Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi në zyrë

Para
Çfarë po ndodh? Komisioni i Rithemelimit futet brenda në selinë e PD, Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi në zyrë

Çfarë po ndodh? Komisioni i Rithemelimit futet brenda në selinë e PD, Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi në zyrë

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar