Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se lufta Ukrainë-Rusi ka dhënë impakt në të gjithë botën.
Sipas tij, qeveria nuk parashikon dot atë që mund të ndodhë dhe nuk është faji i qeverisë për pasojat e luftës.
Për sa i përket energjisë, Gjiknuri u shpreh se në të vërtetë Shqipëria prodhon energji, por kjo ndodh në momente kur çmimi është i lirë në treg.
“Nuk ka faj qeveria, as si parashikon dhe as si kontrollon dot ato që ndodhin. Qeveria po përdor financa publike për të zbutur krizën. Qeveria po i përdor të gjitha mundësit financiare. Energjia është rritur dhe është lidhur me reshjet. Është për një kohë të caktuar. Nuk të mbulon 12 muaj. Ne prodhojmë kur energjia është e lirë.”, u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri ka hedhur akuza ndaj Berishës që la një kufomë energjitike.
“Nuk mungon furnizimi me energji elektrike. Edhe unë mos të jem dakord me idenë që një pjesë e kostove të shkojë tek tregu. Qeveria ka marrë një risk të madh që fatura mund të shkojë 500 milion euro. Ka dhe shpërndarje ka dhe stock borxhe. Janë pjesë e çmimit. Qeveria ka bërë dhe vendosur të ndjeke interesin publik kundër parimeve të tregut” deklaroi ai.
“Të harxhosh 500 milion euro mbështetje, kush e ka bërë këtë? Një pjesë e taksave shkon sigurisht edhe për të përballur këtë faturë. Këto janë mundësitë. Po ndihmojmë pensionistët, njerëzit në nevojë.” tha Gjiknuri.