Mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione në zonën e Kamzës, pranë KZAZ ku mbështetës të Partisë Demokratike kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Ata kanë tentuar të hapin deren e shkollës me forcë, atje ku ndodhen materialet zgjedhore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po nxjerrin me forcë të pranishmit duke përdorur dhe një lloj spraji lotsjellës.