Nga Lesia Dubenko
“Kyiv Post”
Ultimatumi i Rusisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s së, bashku me grumbullimin e trupave të saj ushtarake në kufirin ukrainas, kanë rindezur debatin nëse Rusia dëshiron që të rindërtojëBashkimin Sovjetik.
Si një provë për këtë, shumë gazetarë dhe analistë politikë, përmendin deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2005, se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX, por edhe esenë e tij të vitit të kaluar, mbi të ashtuquajturin unitet historik midis kombeve ukrainase dhe ruse.
Edhe pse ky arsyetim duket sikur është i vërtetuar, realiteti na tregon një histori krejtësishttjetër. Bashkimi Sovjetik ishte dikur një shtet komunist në zhvillim. I mbështetur tek ideologjia marksiste-leniniste, ai ishte një shtet totalitar socialist me kufij të mbyllur, me një ekonomi të planifikuar, dhe ku prona ishte publike.
Përveç kundërshtimit të saj të ashpër ndaj lirisë së fjalës, Rusia moderne ka pak të përbashkëta me atë strukturë historike. Sot federata ruse është një shtet shumë kapitalist, me grupime oligarkike të fuqishme, dhe me një korrupsion endemik.
Nuk janë më të fortit, por më të pasurit ata që mbijetojnë në Rusinë moderne, duke instaluar tualete prej ari në vilat e tyre, dhe duke udhëtuar shumë shpesh drejt Monakos, diçka që aparatçikët sovjetikë vetëm mund ta ëndërronin.
Me kalimin e viteve, ekonomia ruse është integruar disi me atë të Perëndimit, duke u shtrirë përtej eksportit të lëndëve të para. Bankat ruse, si “Sberbank” në pronësi të shtetit, operojnë edhe jashtë vendit, duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian si Hungaria dhe Republika Çeke.
Ndërkohë, korporatat e saj si “Yandex” kanë hapur degë në mbarë botën, madje edhe në SHBA. Njëra prej tyre është kompania e etiketimit të të dhënave “Toloka” me bazë në SHBA. Ndonëse 75 për qind e të anketuarve të një sondazhi të vitit 2020, e kujtojnë vazhdimisht me nostalgji epokën sovjetike, vetëm 28 për qind e tyre janë të gatshëm që ta rinisin atë rrugë.
Rusëve të sotëm u pëlqen të udhëtojnë, të kenë blogjet e tyre në internet, dhe të blejnë marka të shtrenjta perëndimore, duke mos punuar në një fabrikë për pak para. Po ashtu ata janë mësuar të jetojnë në një ekonomi të çuditshme laissez–faire (liberale), ku je i mirëpritur të ndërtosh biznesin tënd për sa kohë që “ndan fitimet” me “njerëzit e duhur”, duke përfituar gjithashtu nga nismat sociale të Kremlinit.
A është vërtet e mundur të rindërtohet Bashkimi Sovjetik i dikurshëm në një mjedis të tillë? Dhe kush do ta paguajë faturën e krijimit të një unioni me një ekonomi të përbashkët dhe axhendë socialiste, sidomos nëse Rusia nis një luftë të gjithanshme kundër Ukrainës?
Oligarkët nuk janë tamam për këtë punë.
Edhe pse disa media dhe analistë perëndimorë kanë krijuar një atmosferë mistike rreth metodave të Vladimir Putinit për të administruar vendin e tij, realiteti është ndoshta shumë më pak i fshehtë. Sipas disa analistëve rusë, Putin është arbitri që di t’i luajë letrat e tij në një mënyrë të tillë, që figurat kryesore të elitës në vend të mbeten të kënaqura.
Detyrimi i tyre për të financuar një projekt socialist, do të kërkonte përdorimin e një forcebrutale, shpronësimin e pronarëve privatë të fabrikave, dhe shumë veprime të tjera jopopullore në aspektin social, që mund të ishin të mundura në Perandorinë Ruse në stanjacion ekonomik dhe të shkatërruar nga lufta në vitin 1917, por jo në Rusi në bashkëkohore me oreksin e saj për të gjitha gjërat elegante të kësaj bote.
Kina, e cila është gjithashtu një vend izolacionist, jo–miqësor ndaj NATO-s, por edhe një shtet shumë kapitalist, që përfiton nga krahu i saj i lirë i punës (një fakt ironik duke pasur parasysh drejtohet nga një parti komuniste), ka pak arsye për ta financuar një projekt të tillë.
Përplasja e saj me SHBA-në, nisi kryesisht për shkak të armiqësisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës. Megjithëse marrëdhëniet Kinë-SHBA janë përkeqësuar që kur Pekini e mbështeti ultimatumin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, të dyja vendet vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të varura nga njëra-tjetra.
Në vitin 2020, shkëmbimet tregtare arritën në 559.2 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se Pekini dhe Uashingtoni do të vazhdojnë të bashkëpunojnë, pavarësisht nga dallimet e tyre, duke arritur marrëveshje mes tyre atëherë kur do të jetë e nevojshme.
Përveç kësaj, Kina ka ambiciet e veta, të cilat kërkojnë investime të mëdha, siç është nisma e Rrugës dhe Brezit. Atëherë pse është kaq shumë popullor koncepti i ringjalljes së Bashkimit Sovjetik? Unë supozoj se kjo gjë ndodh për disa arsye.
Së pari, sepse Kremlini po e ndërton me sukses këtë iluzion, për të tërhequr disa nga votuesit e të tij që e romantizojnë të kaluarën, teksa jetojnë në një Rusi bashkëkohore shumë të ndryshme. Ai është një mjet shpërqendrues si dhe një metodë shumë e fuqishme, që synon të mjegullojë qëllimet dhe ambiciet reale, të cilën gjykuar nga mënyra se si komunikon me homologët e tij perëndimorë, Putin duket se e pëlqen shumë.
Së dyti, termik “sovjetik” është një markë e lehtë për t’u kuptuar jashtë vendit. Brezi i vjetër i kujton ende kohët kur BRSS ishte një antonim i lirisë, ndërsa të rinjtë e konsumojnë atë në seriale televizive, video lojëra dhe blogje udhëtimesh, duke treguar “xhevahiret” e epokëssovjetike.
Për pasojë, gazetarët dhe analistët perëndimorë, shumë prej të cilëve u mungon dëshira për të analizuar rajonin, të kaluarën e tij të çuditshme dhe të vështirë, si dhe mentalitetin vetë-kundërshtues, zgjedhin klishe me të cilat lexuesit dhe shikuesit e tij lidhen menjëherë.
Në një që rindërtimi i Bashkimit Sovjetik është ndoshta i pamundur si në nivelin ideologjik ashtu edhe ekonomik, kjo nuk do të thotë se Rusia nuk po synon që të rikthejë ndikimin e saj global dhe veçanërisht rajonal.
Duke pasur parasysh madhësinë, fuqinë ushtarake, potencialin bërthamor dhe axhendënkonservatore, Rusia do të jetë gjithmonë një shtet i etur për pushtet. Ajo do të përdorë mjete hibride të shoqëruara me sjellje ushtarake të çuditshme.
Grumbullimi i ushtrisë ruse në kufi, i ka shkaktuar që tani dëme të mëdha ekonominë ukrainase, gjë që e bën këtë të fundit një objektiv më të lehtë për të qenë ekonomik e ndërvarur. Edhe pse që nga viti 2014, Kievi e ka zgjeruar tregtinë e tij me Bashkimin Evropian, Ukraina bën ende biznes me Rusinë, dhe qarkullimi tregtar midis 2 vendeve është në rritje.
Për më tepër, sapo të nisë punën gazsjellësi “Nord Stream 2” – fatkeqësisht, shanset që kjo të ndodhë janë të mëdha, dhe jo vetëm sepse Gjermania është një aleate e rreme eUkrainës – ky vend do të shndërrohej në një mjet shtesë për ndikimin hibrid, i cili mund ta ndihmojë Putinin të rivendosë ato që ai mendon se janë sferat ruse të ndikimit, dhe të krijojnë një mjedis të sigurt për synimet e saj aktuale politike dhe ekonomike.
Ky do të ishte një opsion shumë më i mirë, sesa krijimi i një perandorie socialiste në një botë kapitaliste. Por edhe nëse e gjitha kjo është e gabuar, dhe Kremlini dhe Putin personalisht duan që të rindërtojnë Bashkimin Sovjetik, lajmi i mirë është se fati i tij është praktikisht i paracaktuar:ai do të shembet, ashtu siç ndodhi edhe me paraardhësin e tij./bota.al