• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Afati përfundon nesër” Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, vjen thirrja e Metës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Afati përfundon nesër” Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, vjen thirrja e Metës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrjen e fundit për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Ai fton të interesuarit që të dorëzojnë aplikimet deri nesër, e premte 4 shkurt 2022.

Vakanca në Kushtetuese vjen pasi anëtarit të saj, gjyqtarit Përparim Kalo i përfundon mandati në datën 8 prill 2022.

“Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes për aplikim për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e një “vakance të plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet në këtë Gjykatë më datë 08.04.2022.

Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual z.Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020.
Thirrja për aplikime është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Fletoren Zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në të gjitha mjetet e informimit publik“, thuhet në deklarën e Metës, duke njoftuar se “afati për paraqitjen e aplikimeve përfundon ditën e nesërme më 4 shkurt 2022”.

“Me qëllim nxitjen sa më shumë të konkurrencës dhe paraqitjen e sa më shumë kandidaturave cilësore për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;
Përsëris dhe një herë thirrjen dhe ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi dhe do të ndjekë me përpikmëri të gjithë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në ligj”.

Për kujtesën dhe lehtësinë tuaj më poshtë gjeni linkun ku gjendet e publikuar thirrja për aplikime:

[] https://president.al/njoftim-shpallje-per-hapjen-e…/

“Gjithashtu, me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, si President i Republikës, gjej rastin t`i bëj edhe një herë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me impenjim të plotë, të pandërprerë, dhe me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e gjyqtarëve (19), për të bërë të mundur kështu që, kjo Gjykatë jo vetëm të përmbushë misionin e saj sublim, por dhe zhbllokimin e procesit të emërimeve të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë për emërim Gjykatës së Lartë.

Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës duhet të garantohet jo vetëm në dukje, por dhe në themel të saj, dhe çdo emërim i ri apo rritje në detyrë, duhet të ruajë të pacenuar parimin themelore të një gjykate të paanshme, të pavarur dhe të caktuar me ligj, dhe sipas ligjit.

Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë, që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi e paanësi të gjyqtarëve, si dhe veprime të paanshme të sistemit gjyqësor në shërbimin të interesit publik”, vijon Meta.

Pas

“Nuk u bë mediatike” Artan Hoxha zbardh detajin që tronditi burgjet: Gjithçka ndodhte në sy të policëve

Para

Fëmija 3 vjeç humbi jetën, mbyllet kopshti privat në Fier

Para
Fëmija 3 vjeç humbi jetën, mbyllet kopshti privat në Fier

Fëmija 3 vjeç humbi jetën, mbyllet kopshti privat në Fier

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar