• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Kjo përballje është luftë pa kthim” Gledis Nano ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kjo përballje është luftë pa kthim” Gledis Nano ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë  së Shtetit Gledis Nano ka falenderuar sot qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin me uniformat blu.

Ai u shpreh se policia është e angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për tu përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar.

Sipas tij analiza vjetore në çdo qark të vendit, kishte për qëllim nxjerrjen në pah të mangësive dhe gjetjen e metodave resultative për të luftuar krimin në vend.

REAGIMI I PLOTE

Të nderuar bashkëqytetarë, Ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja. Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit.

Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar. Analizat e punës që zhvilluam në çdo qark të vendit, nuk kishin aspak për qëllim radhitjen e sukseseve dhe trumbetimin e tyre si triumfe ose propagandë deliruese nëpër media, por nxjerrjen në pah të mangësive, me qëllim ndreqjen e tyre, gjetjen e metodave më rezultative për të goditur krimin, me të gjithë fuqinë që na jep ligji, si edhe rikonceptimin e qasjes ndryshe dhe të një marrëdhënieje të re me qytetarët nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës.

Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes. Faleminderit!

Pas

“Tosi nuk ka më kohë, është…” Fatos Nano u largua nga politika, Artan Hoxha zbulon me çfarë merret sot ish-kryeministri

Para

“Do jemi në aksionet e Berishës” Ish-deputetja e LSI nxjerr emrat: Ja kush ishin dy negociatorët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Recent News

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025
Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

08:30 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar