Sonte në Beograd ka vdekur, ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç, në moshën 56-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij në Instagram.
Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare për 28 vite.
Ksenija Vuçiç u takua me Vuçiçin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriçit.
Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica./Gazeta Express