• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë, çfarë thotë për borxhin publik

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë, çfarë thotë për borxhin publik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në rishikimin më të fundit të saj (28 Janar, 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”, bëri te ditur Ministria e Financave në një njoftim për shtyp.

Agjencia vlereson se rritja reale do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3 përqind, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm;

Agjensia pret që Deficiti fiskal do të ulet në periudhën afatmesme, duke sjellë si rezultat rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në.

Gjithashtu vlereson se presioni i jashtëm do të jetë i menaxhueshëm duke pasur parasysh se rezervat valutore të vendit mbeten të larta dhe borxhi i jashtëm rritet vetëm në mënyrë të moderuar, duke mbështetur edhe stabilitetin e kursit të këmbimit gjatë viteve të ardhshme.

Vlerësimi i agjensisë mbështetet nga perspektiva rritjes ekonomike të Shqipërisë, regjimi relativisht fleksibël i kursit të këmbimit dhe rezervat e forta valutore.

Megjithëse konsolidimi fiskal ka të ngjarë të ngadalësohet, ne besojmë se deficiti i qeverisë do të ngushtohet në vitet e ardhshme.

Agjensia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte jashtëzakonisht e fortë dhe pret që ritmet reale të rritjes për këtë vit të jenë 8.5-9.0 përqind në terma realë.

Ndërkohë, duke pasur parasysh normën e ulët të kursimeve në ekonomi, agjensia beson se reformat e duhura në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e flukseve hyrëse të investimeve të huaja do të jenë kritike që Shqipëria të mbajë një ritëm më të lartë të konvergjencës së të ardhurave me homologët e rajonit dhe me eurozonën.

Agjensia konstaton se, krahas përpjekjeve për të forcuar balancën fiskale, autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, përfundon njoftimi i financave.

MONITOR

Pas

Mozzik në BB VIP, shpërndan videon krah Donaldit: O vëlla, ngrije edhe një herë flamurin si duhet!

Para

Einxhel kthehet në shtëpinë e BB VIP: Më kanë vendosur vidë, në 7 të mëngjesit kam fjetur

Para
Einxhel kthehet në shtëpinë e BB VIP: Më kanë vendosur vidë, në 7 të mëngjesit kam fjetur

Einxhel kthehet në shtëpinë e BB VIP: Më kanë vendosur vidë, në 7 të mëngjesit kam fjetur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar