Një libër për të pathënat dhe jetën sekrete të këngëtares Bleona Qeretit në Shqipëri dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të trondisë politikën e Tiranës dhe arenën mediatike shqiptare.
Libri për jetën rozë të Bleonës mban prej disa vitesh ‘nën ethe’ dhe panik disa politikanë të rëndësishëm të Tiranës, të cilët pritet t’u zbulohen sekretet e jetës seksuale dhe lidhjeve të fshehta dashurore në kapitujt e librit të përfunduar tashmë nga këngëtatarja, e cila vijon karrierën në SHBA jo vetëm në muzikë, por ka marrë pjesë edhe në shumë filma, pranë emrave më të njohur të kinematografisë.
Bëhet fjalë për disa politikanë, por edhe gazetarë, të cilët në momente të caktuar kanë qenë protagonistë në jetën rozë të Bleonës. Dhe pse kjo e fundit ka deklaruar se të dashurit e saj numërohen me gishtat e dorës, pra që nuk bëhet fjalë për një ‘ushtri me dashnorë’ siç mund të perceptohet apo keqkuptohet nga një pjesë e publikut, sërish libri ka prodhuar një kureshtje të madhe, intriga, përshpërima, ethe dhe tension.
Një postim të disa ditëve më parë, Bleona njoftoi se kishte përfunduar disa kapituj të librit. Një kapitull ia ka kushtuar gazetarit I. B, duke përshkruar edhe aspekte fizike të tij. “Kështu që meqë ti nuk po pret sa të dalë libri po të them titullin e “kapitullit tënd” në librin tim: Babarmo – një mashkull pa * që blihet për 1000 EU! KAQ!!! (për tani) Dhe meqë nuk t’i kanë thyer dhëmbët tamam ashtu si duhej (e sic e e meritoje) para 20 vjetesh për ato që ke fabrikuar, me vjen mirë tani, që më në fund komuniteti shqiptar këtu në Amerikë mbas 20 vitesh po të “thyen hundët” për artikullin që ke shkruar që me siguri – je paguar!”, shkruan Bleona.
Me siguri që Bleona nuk ka pasur asnjë raport me gazetarin në fjalë, madje gazetari është rrahur 20 vite më parë nga një politikan që përflitej për lidhje me Bleonën, por kjo e fundit e ka përshkruar gazetatin bazuar në rrëfime të të tretëve.
Me interes të madh pritet libri i Bleonës për personazhe të tjerë të politikës shqiptare, sa do t’i ekspozojë dhe mbrojë ajo në kapitujt e librit. “Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar.
Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’”, ka pohuar këngëtarja kohë më parë.
Bleona ka zbuluar edhe detaje nga jeta rozë. “Ora shënonte 1:15 pa mesnate, sapo isha kthyer nga koncerti dhe doja të flija. Trokiti dera, trokitjet ishin të forta, sikur personi kërkonte të shqyente derën. U çova, ashtu e trullosur e hapa derën.
Po ti ç’ne këtu në këtë orë? ‘Doja të të shikoja’ tha ai. Nuk shikohen njerëzit në 1 të natës mo burrë, plus që pse duhet të më shohësh ti mua. Pa e ftuar, ai tentoi të futej në shtëpi. Më fal po unë nuk të ftova i thashë. Në sytë e tij pashë një inat të pajustifikueshëm. Tentoi përsëri. E ndalova por…” / Gazetaz.com