Një intervistë pune ka sigurisht emocionet e veta, sidomos kur bëhet fjala për intervistën e parë të punës. Sigurisht që çdo vend pune ka pyetje specifike, por ka disa që janë standarde dhe pyeten thuajse në çdo intervistë. E mira është të jepni përgjigje sa më të zgjuara në to, në mënyrë që kur të kaloni në pyetjet specifike, të jeni pa emocione dhe të keni dhënë një impakt pozitiv tek personi që po ju interviston.
- A mund të na tregoni pak për veten? Ose, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër të vetes?
Kjo është pyetja e parë, është hapja e intervistës për çdo vend pune. Mos jepni detaje nga jeta juaj personale, të cilat nuk kanë lidhje me vendin ku doni të punësoheni. Përqendrojeni prezantimin tek pikat më të forta të karakterit tuaj dhe nga këto pika, tregoni se pse ju jeni i duhur për vendin e punës, për të cilin keni aplikuar. Psh, nëse jeni person me shumë vullnet dhe puna ku doni të punësoheni, kërkon punësim me orë të zgjatura, tregoni se personaliteti juaj ju favorizon në këtë aspekt. - Ku e keni parë njoftimin e punës?
Në këtë pyetje nuk keni pse të gënjeni, tregoni realisht se ku e keni parë njoftimin, ama mos lini pas dore edhe teknologjinë. Pra, nëse për atë vend pune ju ka njoftuar një mik juaji, shikojeni njoftimin edhe në faqen e Facebook-ut, apo Instagram-it të kompanisë. Nëse ato kanë ndonjë detaj më tepër, përmendeni në intervistë si vend ku keni parë njoftimin dhe çfarë ju bëri përshtypje. Kështu do të tregoni se jeni në kontakt me atë kompani edhe në rrjetet sociale. - Çfarë dini për kompaninë tonë?
Është një nga pyetjet klasike dhe e mira është që për çdo aplikim pune, të lexoni paraprakisht për pozicionin, për të cilin po aplikoni. Nuk mund të shkoni në një vend pune, pa e kuptuar se çfarë pune do të bëni. Pra, lexoni paraprakisht për kompaninë, për synimin dhe misionin e asaj kompanie në tregun e punës dhe gjatë dhënies së përgjigjes, mundohuni të lidhni aspektet e personalitetit tuaj me misionin e kompanisë. - Çfarë mendon se përmban ky vend pune?
Në CV (jetëshkrim) duhet ta specifikoni se për cilin vend pune po aplikoni, por sigurisht duke e ditur se me çfarë do të merreni në atë vend pune. Ndaj, përgjigjjuni me sinqeritet kësaj pyetje, edhe nëse dini shumë pak apo dini diçka ndryshe për atë vend pune. Shprehni çfarë mendoni, pasi në fund, kur të punësoheni, sigurisht do të trajnoheni për punën që do të bëni. - Pse e dëshironi këtë vend pune?
Edhe këtu nuk ka asnjë gabim të jeni të sinqertë. Arsyeja kryesore se pse aplikojmë për një vend pune, janë të ardhurat. Shpreheni hapur se keni nevojë për një rrogë, nuk ka asgjë të keqe. Nuk ka persona që jetojnë pa të ardhura. Por njëkohësisht, mundohuni të jeni edhe diplomatë në përgjigjen tuaj. Në përgjigjen tuaj mundohuni edhe të shprehni pse keni aplikuar në atë kompani, krahasuar me kompanitë e tjera. Mburreni kompaninë ku doni të punësoheni, gjithmonë pa e tepruar, pasi kështu do të fitoni më shumë pikë në intervistën tuaj. - Pse po e lini punën aktuale për t’u punësuar këtu?
Është një ndër pyetjet e sigurta, nëse jeni aktualisht në një vend pune. Tregohuni të sinqertë duke shprehur pakënaqësitë në punën aktuale, qoftë dhe në aspektin ekonomik. Ama e dini se cila do të jetë pyetja e radhës? “Po nëse gjen vend më të paguar, i bie që do të largohesh dhe nga kompania jonë?”. Është pyetje e sigurtë, ndaj në përgjigjen e pyetjes më sipër, duhet të tregoni se nëse ndiheni mirë në atë kompani, nuk keni pse të lëvizni në vend tjetër. Pra, bëjini parapritë intervistuesit tuaj dhe mos i lini hapësirë t’jua bëjë një pyetje të tillë. - Cilat janë pikat e tua të forta? Cilat janë pikat e dobëta?
Njësoj sikurse në prezantim, përmendini sërish pikat tuaja të dobëta e të forta. Ne ju sugjerojmë të nisni me pikat e dobëta e më pas të kaloni tek të fortat, duke u dhënë më shumë theks të fortave. Mbi të gjitha, gjërat që thuhen në fund të intervistës, janë ato që mbahen mend më tepër, ndaj pikat e forta lërini për në fund. - Cilat janë pritshmëritë tuaja për rrogën?
Mos e lini këtë aspekt në dorë të intervistuesit duke thënë “Sa të jetë e arsyeshme për ju”. Jo, ju po aplikoni duke pasur parasysh një pagesë dhe është mirë që intervistuesi ta dijë se për sa po synoni. Në këtë mënyrë, do të mund të bini në kompromis, ndaj shpreheni se sa mendoni se “do të vlejë” puna juaj. Sigurisht më vonë mund të nevojitet të bini dakord, apo të bëni një marrëveshje, por shpreheni paraprakisht se sa synoni. - Për sa kohë mendoni të punoni në kompaninë tuaj?
Mos u shprehni asnjëherë për periudha afatshkurtra, edhe nëse synoni ta bëni një punë të caktuar vetëm përgjatë verës. Nuk ka gjë edhe nëse thoni një gënjeshtër të bardhë. Flisni përherë për terma afatgjatë. Një nga përgjigjet që unë dëgjoj më tepër si intervistues (jam pjesë e “Burimeve Njerëzore” të një kompanie), është: “Për aq sa do të jem i vlefshëm për kompaninë tuaj”. Është bërë klishe kohët e fundit, por mbetet përgjigje diplomatike. Mund ta përdorni edhe ju. - A keni ndonjë pyetje shtesë?
Mundet ta keni çdo gjë të qartë, ama mundohuni të mos e lini këtë pyetje me përgjigje negative. Pyesni diçka tjetër që ju lind në mendje, pasi kështu tregoni interes për kompaninë dhe vendin e punës që po ju ofrohet. Çdo gjë që ju vjen në mendje, pyeteni dhe prisni përgjigjen nga personi që po ju interviston. Ne ju urojmë suksese!