Presidenti Ilir Meta, në një intervistë në Euronews Albania Meta tha se për ish-kryeministrin Sali Berisha ka mall për ta takuar.
Po ashtu ai tha se me Ramën do të takohej nëse ka diçka më rendësi.
“Për Berishën kam mall sepse e kam thënë, kam 17 muaj që nuk e kam takuar, për Ramën mall nuk kam, por tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki. Të lë ty, të kërkoj ndjesë e shkoj në zyrë sepse sa herë më kërkuar diçka unë i kam shkuar. Mall nuk kam, mall për njerëz që i kanë bërë këto gjëra vendit tonë.”, tha Meta.