Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur sot në mesditë Lezhën.
Vrasja u shënua në fshatin Manati dhe viktima është Lekë Dedëgjonaj, 65 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të gjakmarrjes. Pas krimit, autori Florian Përvathi 17 vjeç është dorëzuar në polici.
Dyshohet se viktima i ka vrarë babain autorit të ngjarjes.
Kjo është vrasja e radhës në Lezhë, qytet i cili është duke u përballur me nivele të larta të kriminalitetit gjatë muajve të fundit.