Mbrëmjen e djeshme një atentat ka ndodhur në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.
Për pasojë ka mbetur i vrarë 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi.
Policia ekuadoriane po heton pistën e trafikut të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.
Nga burime të sigurta bëhet me dije se viktima, kishte lidhje me kunatin e Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.
Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.
Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një megaoperacioni për sekuestrimin e drogës.
Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.
Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.