• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“SPAK të veprojë menjëherë” Rama thirrje urgjente institucioneve për Gërdecin dhe 21 janarin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“SPAK të veprojë menjëherë” Rama thirrje urgjente institucioneve për Gërdecin dhe 21 janarin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në një bashkëbisedim për qytetarët, kryeministri Edi Rama ka folur për sistemin e drejtësisë dhe 21 janarin.

Ai i cilësoi këto dy ngjarje si tragjedi shtetërore që duhen hetuar, por e gjitha do kohën e saj.

Kryeministri shtoi se hetimet për Gërdecin po vijojnë, ndërsa shtoi se shpreson se një gjë e tillë të bëhet edhe për 21 janarin.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se Reforma në Drejtësi është ende në proces e sipër dhe në hapat e parë dhe për të parë rezultate më të mëdha duhet ende kohë.

“Reforma në Drejtësi ka kaluar në parlament para disa vitesh. Durimi është një mall i rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Unë kur kam pak kohë, sidomos kur jam në makinë, si askush më parë unë i mirëpres të gjithë. E bëj këtë sepse kam respekt të madh për ata që më kanë sjellë këtu dhe më kanë bërë nderin më të madh për të drejtuar vendim tim. Ftoj këdo, njerëz që do i shërbej me respekt, në radhë të parë duke i dëgjuar. Mos më kërkoni llogari apo të pamundurën dhe funksionimin e drejtësisë ku ende nuk është tharë vula e reformës. Ndërkohë që flasim nuk është se s’ka ndodhur asgjë. Po ndodh diçka që nuk mendohej më para.

Po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë. Ai llum, që kanë shitur e blerë të drejtën sipas qejfit. Vettingu vazhdon, llumi nuk mbaron. Ka prej tyre se ku vjen dita e Vettingut ikin vetë, nuk paraqiten fare sepse kanë mbaruar pazaret. E gjitha kjo neveri duhet duruar, duke shtrënguar dhëmbët e vazhduar punën me durim. Nuk jemi në vitin 1945. E them shpesh këtë, sepse ka ende dhe sot akoma njerëz që ma kërkojnë mua, qeverisë, ia kërkojnë pushtetit politik e legjislativ që të bëj gjyqe, hetime e arrestime. Si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke e kthyer kohën prapa duke shkuar në vitin 1945.

Ose në kohën që pushkatimet, dënimet, i bënte partia në pushtet. Ky është proces. Ne kemi vendosur gurin e themelit para 5 vitesh. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi? Në historinë e atyre vendeve që ne i referohemi për drejtësisë hetimet e para jepeshin den baba den në kohën që ne nuk ishim shtet, ishim provincë në Perandorinë turke. Pse po i them këto? I them sepse sot është një ditë më e mirë se sa një vit më parë. Sot nuk jemi në kushtet ku ishim të etur për të parë drejtësinë që të niste të funksiononte. Fola për vettingun, por sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lere se ca thotë njëri e tjetri.

Dy vrasje shtetërore, që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Është rihapur ai Gërdeci që iu vendos një kapak. Është rihapur dhe sot po hetohet e po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u nuk është FBI apo strukturë e ngjashme në vende ku këto struktura funskionojnë që prej kohësh kur ne që po flasim këtu s’kishim nisur. Është një foshnje që ka nisur të belbëzoje. Kjo është rruga dhe jam i bindur që fjala drejtësia vonon, por nuk harron, ka kuptim të qartë. Duan apo nuk duan, nuk ka mundësi tjetër apo rrugë. Do të doja që Reforma në Drejtësi të ecte shumë më shpejt, po realisht a mund të ecte? Nuk e di, sepse është një proces. Shumë i ngjashëm me rritjen e një fëmije”, tha Rama.

Pas

Ky zakon i përditshëm në punë po ju dëmton shëndetin mendor

Para

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i naz istëve në pyjet e Amazonës

Para
Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i naz istëve në pyjet e Amazonës

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i naz istëve në pyjet e Amazonës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar