Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të , Kuçovës ku 64-vjeçarja Fatime Suli u vra nga fqinji i saj.
Fillimisht u tha se autori 58-vjeçar Fetah Marra vuante nga probleme të shëndetit mendor, por kryeplaku i fshatit e ka mohuar këtë gjë duke thënë se ai nuk kishte kartelë mjekësore.
Ndërkohë sot gjatë programit “Me zemër të hapur”, kryeplaku deklaroi se Marra ishte i braktisur nga familja e tij, nga vëllezërit dhe qëndronte vetëm në shtëpi.
Sipas Jeminit, autori nuk kishte asnjë problem me komunitetin, por nëse dikush e ngacmonte ai bëhej agresiv.
“Të metat e tij mendore, nuk ngacmonte njeri. Por nëse dikush do e ngacmonte, të kthehej. Me atë person nuk kishe si të bisedohej. Ai rrinte në shtëpi dhe nuk komunikonte me njeri. Autori ka vëllezërit por nuk i flasin dhe nuk kujdesen. Nuk kanë qenë shumë të kujdesur. Ai bëhej agresiv nëse i flisje dhe debatoje. Shiko, jo se ai ka kartelë për atë punë.
Nuk kurohet për sëmundje. Por me aq sa e njohim, një person pa familje pa asnjë shoqëri, jeton vetëm në atë kasolle, dhe me vëllezër të papërkrahur. Arsyet e tij janë të vjetra. Arsyet familjare kanë qenë të vjetra. Nuk ka qenë i martuar. Di që ai është i vetëm, ka punuar në fabrikën e tullave. Ai nuk sillej keq me njerëzit kur i takonte. Ai kishte nervozizëm vetë. Ishte i padëshiruar që ta fusnin në rrethin e tyre. Ishte person nervoz.Prindërit po i bëhen 20 vite që i kanë vdekur. Nuk e besoja që do bënte një veprim të tillë.
Me zonjën takohej çdo ditë thuajse. Zonja nuk i binte askujt në qafë. Ai me shoqëri nuk lidheshe fare. Nuk dilte në komunitet për të pirë kafe me asnjë. Në shtëpinë e tij, dhe kishte disa dhi. Me atë merrej përditë, atë punë kishte” – tha kryetari.
Nga informacionet paraprake, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një borxh që viktima i kishte autorit. Por këto informacione i ka hedhur poshtë kryetari i fshatit, i cili tha se Suli ishte në gjendje të mirë ekonomike.
“Nuk ma do mendja të jetë e tillë. Zonja nuk vuante nga ekonomia” – tha Jemini.