Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, Kreu i Shtetit Ilir Meta u shpreh se nuk e pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Ai tha se mezi pret që të lirohet nga posti i Presidentit dhe ti bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.
“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka.
Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.
Meta tha gjatë zgjedhjeve të prillit se nëse Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e Presidentit. I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ai tha:
“Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”.