Një automjet i parkuar në rrugë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar.
Automjeti ndodhej i parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit. Sipas banorëve rreth orës 04.15 është përfshirë nga flakët.
Djegia e mjetit është shoqëruar po ashtu edhe me një shpërthim të fortë, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku. Sipas banorëve, një tjetër automjet është djegur në zonë para disa javësh.