Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar disa herë se edhe kryeministri Edi Rama do të shpallet non grata nga SHBA, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, tha se “ne nuk e ndajmë këtë informacione me askënd”, duke iu referuar emrave që mund të përcaktohen nga DASH si tè tillë.
Ajo u shpreh se ky është një proces shumë konfidencial ndaj do të ishte habi që deklarata të tilla të bazoheshin në informacion faktik dhe të besueshëm.
“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm… Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd”, tha Kim në Euronews.