Dërgohet për gjykim dosja e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhuliano Prela.
Vendimi është marrë nga Prokuroria e Lezhës.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2020 në Lezhë.
Në lidhje me krimin janë marrë të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.
Nga burimet e sigurta bëhet me dije se nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza “Moskallëzim Krimi”.
Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28-dhjetor te vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te karburantit kamerat e te cilit kishin filmuar vrasjen e policit.
Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.
Pas një kontrolli rezultoi se njëra nga armët, pistoleta e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur ne ngjarjen ku mbeti i vrare efektivi Xhuliano Prela.
Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta qe mbahej e fshehur ne depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje ne fshatin Gajush te Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.
Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, qe i ka marre jetën punonjësit të policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses.
Për këtë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës në depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar te mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave te siguruara nga policia dhe prokuroria.
Sipas hetimit te kryer dhe dëshmisë së punonjësve te karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Preles, mesnatën e krimit rreth ores 02:00, kane qene dy makina njëra ‘Fuoristradë’ dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur për gjueti.
Makina tip “Golf 3” qe roja i karburantit ka treguar në 5 dhjetor ne polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hysës.
Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë Lezhë, Hysa ne këtë ngjarje ka qene se bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysa.
Dyshohet se qëllimi i tyre ka qene për të kanosur punonjësin e karburantit qe ka dëshmuar se mesnatën kur u vra polici Xhuliano Prela, kanë qenë dy makina dhe jo një makinë e vetme.
Tashme te dyja këto ngjarje, si vrasja e policit Xhuliano Prela dhe goditja me arme e karburantit ku ndodhi ngjarja, janë bashkuar në një dosje te vetme.
Ndërsa prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes me Dashje” për Redion Hysen, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” ne dy raste, “Kanosje me arme” dhe “Prishje te rendit dhe qetësisë publike”.
Ndërsa për kushëririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me arme” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.
Ndërsa personi i vetëm që qëndronte në burg, Nikoll Sherniku, është liruar nga qelia duke ju caktuar masa e sigurisë “arrest ne shtëpi” dhe se aktualisht është marrë i pandehur për akuzën e “Moskallzimit te krimit”.
Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, është lënë i lirë dhe se akuza ndaj tij, është pushuar me kërkesë të prokurorisë, pasi është arritur te provohet se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Aktualisht çështja është në gjykim paraprak dhe do te jetë gjykata që tashmë do të vendosë kalimin për gjykim apo rikthimin ne prokurori për plotësim hetimesh.