• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ja pse jetojmë në një botë gjithnjë e me kaotike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ja pse jetojmë në një botë gjithnjë e me kaotike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Richard Haass

“Council of Foreign Relations”

Libri im “Një botë në kaos”, u botua saktësisht 5 vite më parë. Teza kryesore e librit, ishte se fundi i Luftës së Ftohtë nuk solli një epokë më të madhe stabiliteti, sigurie dhe paqeje, siç prisnin shumë njerëz. Përkundrazi, në vend të kësaj ajo që na u shfaq ishte një botë në të cilën konflikti ishte shumë më i përhapur sesa bashkëpunimi.

Në atë kohë, disa e kritikuan librin si tejet negativist dhe pesimist. Në retrospektivë, unë them se libri mund të ishte kritikuar për optimizmin e tij relativ. Në fakt, bota është një vend më i rrëmujshëm nga sa ishte 5 vjet më parë, dhe shumica e tendencave po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Në nivelin global, hendeku midis sfidave dhe përgjigjeve është i madh dhe në rritje. Pandemia e Covid-19, nxori në pah mangësitë e makinerisë ndërkombëtare shëndetësore. Ne jemi duke hyrë në vitin e tretë të pandemisë, por për shkak të pengesave sistematike nga Pekini, nuk e dimë ende origjinën e saj.

Ajo që ne dimë është se më shumë se 5 milionë njerëz, dhe më shumë gjasa 15 milionë, kanë vdekur tashmë. Gjithashtu dimë se rreth 3 miliardë njerëz (shumica në Afrikë) nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të një vaksine anti-Covid. Po ashtu dimë se pandemia e vazhdueshme e ka reduktuar me triliona dollarë prodhimin ekonomik global.

Ndryshimet klimatike kanë përparuar më tej. Bota është tashmë më shumë se 1 gradë

Celsius më e ngrohtë, se sa ishte në fillimin e Revolucionit Industrial, dhe po shkon drejt njëngrohjeje të frikshme. Ngjarjet ekstreme të motit, janë bërë më të shpeshta. Është shtuar përdorimi i karburanteve fosile.

Qeveritë janë zotuar që të bëjnë më mirë në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë. Në

disa raste, si me Kinën dhe Indinë, dy vendet më të populluara në botë, premtimet janë të dukshme për mungesën e ambicies dhe urgjencës së tyre.

Hapësira kibernetike mbetet e ngjashme me Perëndimin e Egër (Ëild Ëest), pa asnjë

“sherif” të gatshëm apo në gjendje që të vendosë kufi ndarës midis sjelljeve të pranueshmedhe atyre të papranueshme. Në të nuk ka një bashkëpunim global.

Përkundrazi, ne po shohim se teknologjia e tejkalon diplomacinë, ndërsa qeveritë autoritare po i izolojnë akoma më tepër shoqëritë e tyre, dhe po shkelin hapësirën kibernetike të të tjerëve për të nxitur mosmarrëveshje politike apo vjedhur teknologjinë e tyre.

Nga ana tjetër vazhdon përhapja e armëve bërthamore. Koreja e Veriut e ka shtuar numrin dhe cilësinë e arsenalit të saj bërthamor, por edhe rrezen dhe saktësinë e raketave të saj. Ndërkohë pas vendimit të njëanshëm të SHBA-së në vitin 2018 për të dalë nga marrëveshja, e cila vendosi disa kufij maksimalë të përkohshëm në lidhje me aftësitë bërthamore të Iranit, Republika Islamike ka kaluar nga 1 vit në vetëm disa muaj apo edhe javë larg zotërimit të një arme bërthamore.

Rivaliteti i fuqive të mëdha, është sot më i theksuar se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi, kryesisht për shkak të rritjes së represionit kinez në vend, fërkimeve mbi çështjet tregtare dhe ato ekonomike, si dhe fuqisë ushtarake në rritje të Kinës, dhe politikës së saj jashtme gjithnjë e më agresive.

Nën sfondin e konkurrencës ekonomike në rritje, dhe konfliktit të mundshëm mbi Tajvanin, është e paqartë nëse të dyja vendet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për sfidat globale,si shëndeti publik dhe ndryshimet klimatike.

Rusia është ndoshta edhe më e pakënaqur me rendin botëror aktual. Tre dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë, presidenti Vladimir Putin, në dukje i vendosur të qëndrojë në krye për të ardhmen e parashikueshme, është i vendosur të ndalë ose nëse është e mundur, ta ndryshojë shtrirjen e NATO-s.

Putini ka treguar se ndihet komod kur e përdor forcën ushtarake, furnizimet energjitike dhe sulmet kibernetike si mjete presioni për të destabilizuar vendet dhe qeveritë, të cilat ai i

sheh si kundërshtare. Objektivi i tij i menjëhershëm është Ukraina, por sfida strategjike

që paraqitet ndaj Perëndimit nga Rusia e Putinit, është shumë më e gjerë sesa kaq.

Edhe zhvillime të tjera janë jo më pak shqetësuese. Më shumë se 80 milionë – 1 në 100 njëqind njerëz – janë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Shumë herë këta njerëz përjetojnë

atë që mund të përshkruhet vetëm si një krizë humanitare. Në Lindjen e Mesme zhvillohen vazhdimisht luftëra, që janë njëkohësisht civile dhe rajonale.

Demokracia është në tërheqje në pjesën më të madhe të botës, dhe jo vetëm në raste dramatike si Mianmari dhe Sudani, por edhe në pjesë të Amerikës Latine dhe madje edhe

të Evropës. Haiti dhe Venezuela, janë në thelb shtete të dështuara, ashtu si Libia, Siria dhe Jemeni.

Afganistani po shkon drejt shndërrimit sërish në një lider botëror në terrorizëm, prodhimin e opiumit dhe të mjerimit. Por ekziston edhe një faktor tjetër jetik:Shtetet e Bashkuara gjenden sot në një kos më të madh brenda vendit, se sa ishin 5 vjet më parë.

Polarizimi politik është në kulmin e të gjitha kohërave, ndërsa dhuna politike është shfaqur si një kërcënim tepër serioz. Transferimi paqësor i pushtetit politik pas zgjedhjeve, nuk mund të merret më si diçka e mirëqenë. Ky realitet i brendshëm, e ka përshpejtuar tërheqjen e Amerikës nga lidershipi global pas më shumë se treçerek shekulli.

Asnjë vend tjetër nuk është në gjendje, dhe nuk dëshiron që ta marrë këtë rol. Sigurisht, meritojnë të përmenden disa zhvillime pozitive:zhvillimi i shpejtë i vaksinave që reduktojnë në mënyrë dramatike cenueshmërinë ndaj Covid-19; teknologjitë e reja të gjelbra që reduktojnë varësinë nga lëndët djegëse fosile; bashkëpunimi në rritje midis SHBA-së dhe disa prej aleatëve të saj për t’i kundërvënë një Kine më të fuqishme; dhe fakti që deri më tani, rivaliteti i fuqive të mëdha nuk ka degraduar në një luftë midis tyre.

Po çfarë do të duhej për të shmangur një të ardhme të diktuar nga kaosi? Një listë e shkurtër do të përfshinte vaksinimin e gjerë kundër Covid-19, dhe vaksinat e reja efektive kundër varianteve të ardhshme; një përparim teknologjik ose diplomatik, që do të reduktonte ndjeshëm përdorimin e lëndëve djegëse fosile, dhe do të ngadalësonte ndryshimin e klimës; një zgjidhje politike në Ukrainë që të promovojë sigurinë evropiane, dhe një pakti i ri me Iranin që e pengon këtë të fundit të shndërrohet në një fuqi bërthamore apo edhe gati bërthamore; një marrëdhënie SHBA-Kinë që është në gjendje të vendosë disa kufij për të menaxhuar konkurrencën dhe për të shmangur konfliktin; dhe një SHBA që t’ia dalë të riparojë shumë nga të metat aktuale të demokracisë së saj, në mënyrë që të ketë kapacitetin për t’u fokusuar mbi ngjarjet botërore.

Si gjithmonë, për mirë a keq, pak nga këto gjëra janë të pashmangshme. Por ajo që është e qartë, është se tendencat nuk do të përmirësohen vetvetiu. Për të kthyer tendencat nëdrejtimin e duhur duhen inovacione, diplomaci dhe një vullnet kolektiv. Për fat të keq, këtody të fundit mungojnë./ bota.al

Pas

Jashtë pritshmërive/ Meteorologia zbulon se si do të mbyllet muaji janar

Para

Lulzim Basha përballet me të papriturën, ja me çfarë qëllohet makina e kryedemokratit para takimit (VIDEO)

Para
Lulzim Basha përballet me të papriturën, ja me çfarë qëllohet makina e kryedemokratit para takimit (VIDEO)

Lulzim Basha përballet me të papriturën, ja me çfarë qëllohet makina e kryedemokratit para takimit (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar