Pas fjalimit që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përuruar dhe xhaminë e Ethem Beut në Tiranë me rastin e përfundimit të restaurimit.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Xhamia e Et’hem Beut, është restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Presidentit turk i është dhuruar një buqetë me lule menjëherë sapo ka mbërritur në xhaminë e Et’hem Beut. Ndërkaq, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për ta pritur.
Më herët Erdogan tha se Shqipëria është një vend fqinj në zemër të Turqisë, duke nxjerrë në pah lidhjet historike mes dy vendeve tona.
Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë Erdogan vendosi si parakusht të vëllazërisë shqiptaro-turke, atë që ai e konsideron si organizata terroriste FETO.
Erdogan kërkoi nga autoritetet shqipatre që të veprojnë sa më shpejt dhe të marrin masa ndaj kësaj organizate që ideoi grushtin e shtetit në Turqi.