Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2022 që sapo ka nisur, e ka marrë fjalën deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho.
Ai e ka kundërshtuar vendimin e liderit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte kohën e diktaturës kur njerëzit përjashtohen nga Kuvendi. Pres që të më njoftojë tani edhe fshatin ku do të më internojë. Nuk më përjashton dot njëri mua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
S’më përjashton mua ai që futi kriminelë në Selinë e PD-së dhe goditi më gaz lotsjellës mbështetësit e PD. Nuk kanë të ardhme demokratët me këtë, me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhje dhe shitet si e ardhmja e e demokratëve. Do t’i vijë dita, mos kujtojë se e ka të largët. Qytetarët do t’i japin atë që meriton këtij njeriu”, tha Spaho.