• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Katiaj: Reforma në drejtësi dhe fiskalizimi, efekte psikologjike të formalizimit të ekonomisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Katiaj: Reforma në drejtësi dhe fiskalizimi, efekte psikologjike të formalizimit të ekonomisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Informaliteti i pagave është një çështje historike, që në përmasa akoma më të mëdha mori nga zanafilla e vitit 2012, me heqjen e pagës së referencës sipas VKM me nr. 393, e cila shfuqizonte vendimin me nr. 285, të muajit maj 2007, “Për referencat te pagat në privat”, në bazë të të cilave llogariteshin detyrimet tatimore dhe kontributet, pavarësisht pagës reale të pagueshme.

Në shpenzime të njohura, përfshiheshin pagat e deklaruara dhe jo ato të shpenzuara për personelin. Një zgjidhje kjo e dhënë natyrshëm, duke u bërë fakt në mungese të detajimit të aktit ligjor për zbatimin e tij, konkretisht për sa i përket mënyrës së deklarimit dhe mënyrës se kontabilizimit dhe njohjes ose jo si shpenzim të pagave referencë të deklaruara për efekt të kontributeve. Heqja e pagës së referencës në keto kohë, është mbështetur madje edhe këshilluar nga Banka Botërore.





Por kjo situatë, në një terren ku informaliteti ka qënë fenomen i pranishëm në nivele të konsiderueshme, shtoi lirinë e veprimit privat, duke e keqmenaxhuar këtë mundësi, duke thelluar abuzimin dhe sitemin e dyfishtë të pagave dhe si rrjedhojë duke sjellë zgjerimin e shtreses së pambrojtur.

Fakti që fushatat e luftës së informalitetit të pagave ndër vite nuk kanë mundur të krijojnë frymën e formalizimit, tregon se nuk egziston aftësia institucionale e institucionit tatimor, apo Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për të formalizuar sektorin e pagave për shumë arsye, qofshin keto edhe për kapacitetin e burimeve njerëzore të kufizuar, apo korrupsioni.

Në kushtet e të bërit biznes sot, ku informaliteti ecën me ritme më të shpejta se formalizimi,  kërkohet nje maturi e lëvizjes për formalizim duke mos rriskuar mbarëvajtjen e aktivitetit të biznesit dhe duke marrë parasysh edhe kushtet e vështira në të cilat biznesi po jeton për efekt të krizës ndërkombëtare dhe kombëtare ekonomike, dhe mbi të gjitha pa neglizhuar faktin që sektori i punësimit masiv është më i prekuri. Sektor i cili po përballet edhe me fenomenin e rritjes së pagave të detyruara si kërkesë e tregut, dhe që vjen si pasojë edhe e rritjes se çmimit të produkteve të shportës, duke rritur edhe koston e jetesës. Por jo vetëm rritje e pagave, por edhe pandemia ka krijuar një lëvizje të pakontrolluar të fuqisë punëtore në nivel ndërkombëtar.

Kështu që rritjes së pagave, rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së kostove të transportit, largimit të fuqisë punëtore, i bashkëlidhet edhe kosto e formalizimit për sektorin privat.

Patjetër që është një detyrim ligjor, një parim i të bërit biznes dhe një koncept i mbrojtjes së të drejtës së punëtorisë, por që kërkon mekanizma lehtësuese dhe politika që krijojnë efekte psikologjike drejt formalizimit dhe përmbushjes vullnetare në përgjithësi.

Efekti psikologjik dhe politikat që e nidhmojnë dhe e nxisin atë, janë shumë më efektive se gjoba dhe penalitete, thënë kjo edhe pas shumë kohe lufte pa rezultate ndaj informalitetit.

Hapa të suksesit aktualisht drejt formalizimit janë:

Reforma në drejtësi për ata që e kuptojnë dhe e ndjekin, po jep efektet e veta psikologjike drejt formalizimit. Rastet e prekura nga reforma në drejtësi, duhet të kthehen në objektiv i fushatave sensibilizuese dhe parandaluese për sektorin privat.

Fiskalizimi edukon. Edukimi i sektorit privat gjithashtu është pritshmëri për zbatim të përmbushjes vullnetare duke formalizuar dhe duke rregulluar performancën e biznesit.

Ndërkohë që, masa urgjente për formalizim mund të konsiderohen:

Marredhenia në distancë administratë – biznes. Marredhenia me biznesin duhet të jetë në menyrë kategorike vetëm nëpermjet kontrollit nga zyra dhe jo fizike. Komunikim nëpërmjet rrugëve elektronike të çertifikuara, nëpërmjet sistemit c@ats duke ngarkuar çdo komunikim në postën e tatimpaguesit në këtë sistem për çdo sqarim, pyetje, shkresë, raport, akt etj.

Çdo raport apo dokument që lidhet me kontrollin, duhet të jetë i dokumentuar dhe i ngarkuar në sistemin c@ts. Kontrolli duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo periodik. Mundësia e plotësimit të kontrollit të vazhdueshëm krijohet nga trasnformimi i të gjithë strukturave të terrenit në kontroll nga zyra.

Të krijohet indikatori i përmirësimit të performancës tek tatimpaguesi. Duke raportuar edhe ne sistem me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm edhe të sistemit të menaxhimit të rriskut në organin tatimor.  Sepse kemi të bejmë me një sistem rrisku pa feedback. Dhe në këtë mënyrë nuk mund të gjenerohen lista efektive për lloje të ndryshme kontrolli.

Institucioni tatimor, të zbatojë me rigorozitet përmbushjen e vet në marrëdhenie me tatimpaguesin. Rimbursimi i TVSH-së, vazhdon të jetë një ngërç i marrëdhënies shtet-privat, çka nxit mendimin e parregullsisë institucionale, mendimin e të vepruarit nëpërmjet korrupsionit dhe patjetër të mundësisë së zgjerimit të informalitetit.

Është vetë institucioni që me mirëfunksionimin e tij duhet të edukojë sektorin privat me qëllim përmbushjen vullnetare.

Si dhe reformat administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke u përballur me një rritje të informalitetit, tregojnë se nuk kanë funksionuar në mënyre efektive. Prandaj kërkohet një konsolidim paraprak i të gjithë situatës së biznesit, dhe mangësitë e secilës strukturë të kaluar, për të cilën tashme eksperienca është mjaft e madhe nga vetë ndryshimet e shpeshta të kësaj strukture.

Por që edhe kjo reformë, të ketë në fokus tatimin dhe jo terrenin apo borxhin. Vetëm në këtë mënyre do të mund të specializohet në një linjë të caktuar çdo nënpunës dhe do të prodhoje rezultate të matshme.

Pra në efekt përfundimtar, kosto e korrupsionit të sektorit privat, të kthehet në kosto legjitime të formalizimit të tij. Dhe kjo kërkon një sërë masash që lihden jo vetëm me biznesin por edhe me politikat fiskale, adminsitratën tatimore dhe operatorët e ndërmjetëm në përgjithësi (përfaqeësitë e biznesit, avokati i tatimpaguesit etj.)/ apel.al

Pas

“Na jepni informacion mbi kullat” Çfarë po planifikohet? Gazment Bardhi kërkesë urgjente Bashkisë së Tiranës

Para

Mbahet 1 minutë heshtje/ Nis seanca e parë e Parlamentit për vitin 2022

Para
Mbahet 1 minutë heshtje/ Nis seanca e parë e Parlamentit për vitin 2022

Mbahet 1 minutë heshtje/ Nis seanca e parë e Parlamentit për vitin 2022

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar