• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi palët, duke u shndërruar në aktor politik në 25 prill, Ilir Meta ka guxuar sërish të përveshë mëngët.

Ai po bëhet pjesë e garës së brendshme në PD, duke e pozicionuar Lulzim Bashën përballë misionit të pamundur për tu testuar tek zgjedhësit, në garën për gjashtë bashki të mbetura pa kryetar.





Eshtë e kotë në këtë rast të merremi me alibinë se Meta po sillet apo jo si garant i paanshëm. Kur e kishte në dorë ta bënte këtë, në fillim të dhjetorit, pra pasi gjykata kushtetuese refuzoi të mbante një qëndrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, kreu i shtetit e injoroi këtë vendim. Ai pohoi se nuk kishte ndërmend të dekretonte një sfidë të re elektorale në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rogozhinë dhe Mallakastër. “Askush s’më ka kërkuar ta bëj” tha atherë Meta, duke shtuar se ata që e kishin organizuar pa dekretin e tij 30 qershorin, ishin të lirë ta përsërisnin këtë maskaradë edhe për gjashtë bashkitë.

Mjafton kjo pirurtë 180 gradëshe, ky ndryshim qasjeje brenda më pak se 45 ditëve, për të kuptuar se Meta e ka flakur tej kostumin e të qenit arbitër mes palëve, për të veshur uniformën e atij që lufton në llogore.

Pra, problemi nuk është të futemi në polemikën fallco nëse e ka tejkaluar apo jo rolin presidencial, por të kuptojmë arsyet se përse po e bën këtë.

Ato janë disa.

Së pari, duke shpallur zgjedhje të pjesshme lokale, Ilir Meta e lehtëson Sali Berishën nga barra e matjes së suksesit me pushtimin e godinës së PDsë. Pasi dështoi ta bënte këtë në 8 janar, lidri historik i demokratëve tani mund të ndryshojë synim dhe objektiv. Atij i është dhënë mundësia ti thotë ndjekësve të foltores se qëllimi i tyre i madh është gara për fitimin e gjashtë bashkive. Pra, në këtë mënyrë, Meta i ka oftuar Berishës oportunitetin e një fabule të re politike, ku ai mund të tregojë se është shumicë absolute mes demokratëve.

Së dyti, Meta po krijon dhe një horizont për LSI-në, forcën ku me gjasë do të rikthehet pas skadimit të mandatit. Duke qenë se ajo doli e dërrmuar nga gara e 25 prillit, duke qenë se Basha i dha dhe goditjen e fundit, teksa nxitoi të prishë menjëherë pas zgjedhjeve koalicionin, madje duke e privuar edhe nga krijimi i një grupi parlamentar, tani LSI po sheh mundësinë e rimëkëmbjes përmes një fronti të ri opozitar. Dhe shanc më të mirë për të filluar formëzimin e tij sesa krijimi i blloku eksperimental anti Ramë në zgjedhjet lokale për gjashtë bashki nuk ka.

Por, objektivi kryesor i Ilir Metës duket se është që ti japi Bashës një ’colpo di grazia”. Që kur ka filluar kriza brenda PD në 9 shtator, kryetari i kontestuar i demokratëve, ka dëshmuar vetëm një obsesion, atë për të mos u matur me votë dhe për të fshehur faktin se ka mbetur një minorancë e papërfillshme brenda partisë. Duke dekretuar gjashtë gara lokale njëkohësisht, madje në qytete ku e djathta tredicionale është e fortë, Ilir Meta po ngre një laborator eksperimental, ezaurues dhe të pa kundërshtueshëm, për të parë se me kë janë realisht votuesit opozitarë, me Bashën, apo me Berishën.

Pra, nuk ka asnjë dilemë se kreu i shtetit ka qëllime të pastra politike në aktin e fundit. Por duke analizuar ato, askush që do të sillet ndershmërisht, nuk ka të drejtën të anashkalojë dilemat, sa morale po aq edhe ligjore, që prodhon qëndrimi i tij.

A po bën mirë Meta që po e tejkalon cakun steril të paanshmërisë presidenciale?

Personalisht mendoj se po, sepse sado e diskutueshme të jetë kjo për kostitucionalistët, sado precedentë të papëlqyeshëm të krijojë ajo për të ardhmen, angazhimi i tij aktual po bëhet në kushtet e asgjesimit përfundimtar të pluralizmit në vend. Shqipëria është sot një republikë ku Edi Rama vjedh të drejtën për të qëndruar në pushtet, ndërsa ai që konsiderohet si rivali i tij ka rëmbyer vulën për të qenë opozitar i përjetshëm. Të dy ata kacavirren pas statusit të tyre, me të njëjtin model,  duke shkatërruar çdo garë në parti dhe duke u fshehur pas policisë politike apo dyerve të blinduara të pushtetit.

Në këtë panoramë, ku idhtarët e partitokracicë duan të bllokojnë çdo valvul demokracie, kërkimi i zgjidhjes tek vota e qytetarëve mbetet rruga më e drejtë.

Eshtë ku e ku më mirë që njerëzit të kuptojnë, përmes zgjedhjeve, se cila është shumica reale në PD, sesa duke i parë ata të përleshen me vare, koka dashi, dyer të blinduara apo banditë me maska.

Me gjithë mëkatet e mëdha në politikë, me gjithë prekjen e zgjedhjeve apo truqet e pandershme që ka përdorur kur ka garuar në to, Ilir Meta është një politikan që ka ndejtur në arenë përmes votës dhe që dorëheqjet i ka përdorur si një rugëdalje nga krizat. Prandaj ai është i dënuar, që qoftë edhe si president, ta luftojë modelin e uzurpatorëve pa votë.

Natyrisht, të mos krijojmë iluzione: Ilir Meta ka një qëllim primar, të hakmerret ndaj Bashës dhe ta asgjesojë atë që, kur shumëkush e shihte si paranojak, ai e dyshonte si të kapur nga Rama.

Por, ama mjeti që ai ka gjetur për këtë mision, duke shpallur zgjedhjet lokale dhe duke deleguar krizën e opozitës tek vota qytetare, e kapërcen inatin e tij. Ai përbën një interes të të gjithëve. Sado goditje perverse kundër Bashës të jetë shpallja e garës për gjashtë bashki, ajo mbetet gjëja e duhur.

Ndërsa për merakun e konstitucionalistëve se presidenti po kapërcen mandatin e tij, ka gjithmonë një përgjigje: mes dy të këqiave, është më mirë prishja e ekuilibrit farmaceutik të rolit asnjëanës të kreut të shtetit, sesa shkatërimi i asaj që garanton paqen dhe bashkjetesën në mes ne të gjithëve, parimit universal të demokracive për ti sheshuar konfiltet me ndihmën e votës./ Lapsi.al

Pas

Kriza në Partinë Demokratike/ Alfred Rushaj jep dorëheqjen si kreu i grupit parlamentar

Para

“Të martën filloj rrugëtimin në shtëpinë më të ndjekur”/ Ermal Mamaqi futet në Big Brother? Ja çfarë thotë Arbana

Para
“Të martën filloj rrugëtimin në shtëpinë më të ndjekur”/ Ermal Mamaqi futet në Big Brother? Ja çfarë thotë Arbana

"Të martën filloj rrugëtimin në shtëpinë më të ndjekur"/ Ermal Mamaqi futet në Big Brother? Ja çfarë thotë Arbana

Të Gjitha

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

nga Fast News
09:30 | 02/08/2025
0

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

nga Fast News
09:00 | 02/08/2025
0

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

nga Fast News
08:53 | 02/08/2025
0

Recent News

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

10:00 | 02/08/2025
Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

09:30 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar