Ish-deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi ka hedhur poshtë akuzat se ka fshehur 60 mijë euro.
Ai ësht shprehur se kjo ka ndodhur për hakmarrje, teksa ka treguar me dokumenta pasuritë që disponon dhe paratë në llogarinë bankare.
“Nëse më gjetin 1 meter katror tokë, apo një leke pa deklaruar le të vijnë, po s’kam asnjë. Kjo është një shpifje ordinere e qëllimshme. E ka filluar vonë kjo që më akuzon që kam blerë makinë në 2011, sepse unë kam blerë makinë që në 2001 dhe deri në 2011 kam blerë 8 makina për veten dhe disa të tjera për familjarët e mi.
Unë nuk them që më kanë ardhur të ardhurat nga pensioni i nënës dhe babës tim që i kam gjallë, si këta plehrat e politikës që nuk guxojnë t’i përmendin. Unë kam bërë biznes. Ma gjeni është firma ‘Murrizi2009 ‘ nëse ka marrë pjesë ndonjë gjë në paratë publike. Shkoni tek Korda e Diellit keni 36 deputet me shtëpi dhe prona, pa patur asnjë biznes. Po kam pasuri, 6 hyrje në Kavajë, dhe ja ku është kontrata. Me 300 euro metrin e jap. Ka dyqane thotë, po dhe ja ku i kam dyqanet.
Në fund të këtij materiali unë jam ky që jam që nuk implikohem me asnjë lloj plehre. Unë kam 31 vite këtu dhe i njoh këta më mirë se sa i njohin njerëzit e shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për disa individë që japin prokurime publike, për ata që nuk e shikojnë kamionët me kokainë. Ligji i Lul Bashën ka filluar nga unë , po të shkojnë dhe të shikojnë ndonjherë nga vilat e Lulzim Bashës. E ftoj Prokurorinë e Tiranës. Kjo ështëe një çështje ushqim për mediat. Sa të jem gjallë do të bëj biznes. Kam 3 shtëpia dhe do t’i bëj 6. Nga 2001 deri në 2003 kam shitur hekur, dhe e bëj prapë atë punë. Të shkojnë t’i pyesin tregtarët e Lushnjes, burra të nderuar. “- tha Murrizi.