Përfaqësuesi i industrisë fasone Gjergji Nika akuzoi kryeministrin Rama për informalitetin në Shqipëri, në studion e A2 Business me gazetaren Aurora Sulçe, ai tha se e ka mbështetur nismën kundër informalitetit në vitin 2015, por edhe pse prej 30 vjetësh ka paguar taksa e tatime asgjë nuk i është kthyer mbrapsht në vitin 2020 dhe po kështu edhe punonjësve të tij.
“Të gjitha pagat dhe dje e pardje kanë qenë në dritën e diellit. Zoti kryeministër deklaron me të madhe informalitetin e pagave, po te ky biznes blozë ka promovuar Shqipërinë e shqiptarët. Ai është fajtori kryesor për mungesën e formalitetit në Shqipëri. U nis në 2015 dhe unë kam qenë një nga mbështetësit. Unë dhe shokët e mi kemi 30 vjet që paguajmë taksa e tatime dhe në 2020 nuk morën një euro kthim mbrapsht. Punonjësit e mi nuk morën një aspirinë falas. Çfarë propagande t’u bëj unë? Paguani në shtet? unë dhe shokët e mi kemi paguar miliona euro dhe na u mohua na është treguar burgu. Biznesi është si lepuri kur e ndjen një fllad ikën me vrap”.
I pyetur nëse kanë shkuar pranë biznesit të tij letrat për verifikimin e pagave, ai tha: “Jo. Problemi është se ne kemi pjesën më vulnerabile të shoqërisë të punësuar. Tema është komplekse nuk është e thejshtë”
Duke qenë se mosdeklarimi i të ardhurave është shkelje ligjore ai ngriti edhe pyetjen: Çfarë i detyron këta biznese që e dinë që është shkelje ligjore dhe e bëjnë?A2