Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë blu, ku u shënuan incidente të tmerrshme.
Berisha pritet të paraqitet nesër në organin e akuzës, i cili do të merret i pari në pyetje.
Ndërkaq pasnesër në Prokurori do të thirret kryedemokrati Basha.
Po ashtu në Prokurori do të merren në pyetje edhe deputeti Flamur Noka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.
Gjatë një interviste televizive një ditë më parë Sali Berisha u shpreh i gatshëm që të paraqitej në Prokuroria. 34 persona u arrestuan nga Policia e Shtetit, mes të cilëve 11 mbështetës të Bashës, të cilët sot u lanë të lirë nga gjykata.