2 modele të njohura në rrjete sociale, konkretisht Simge Barankoglu dhe Yesim Aydin, të cilat së bashku kanë miliona ndjekësa, justifikoheshin se ishin gënjyer për të reklamuar në faqet e tyre mashtrimin me lojën e shpërblimit.
Modelet u kapën duke promovuar mashtrimin financiar online, por pas 2 muajsh janë liruar me kusht nga burgu.
Modelet dhe bashkëpunëtorët e tyre dyshohet të kenë mashtruar më shumë se 250 veta në të gjithë Turqinë duke ju marrë shuma marramendëse, një shumë prej 3 milionë lira turke ($250,000) brenda një periudhë të shkurtër.
Në deklaratën e saj Barankoglu u shpreh: “Unë jetoj me paratë e reklamave në rrjetet sociale. Mendova se ishte si çdo reklamë tjetër, nuk i njoh as palët organizatore as ankimuesit, nuk i pranoj akuzat”.
Modelet e njohura që qëndruan në burg për 56 ditë, u liruan me kusht në pritje të gjyqit.