Aktori i madh shqiptar Robert Ndrenika ka festuar 80-vjetorin e lindjes.
Me anë të një mesazhi, ai ka rrëfyer së fundmi dy histori të jetës.
E treguar në formë anektode, e para lidhet me faktin kur duhej të priste në radhët e gjata të ushqimeve në kohën e regjimit komunist, e se si familjet e dëshmorëve arrinin të pozicionoheshin më mirë në radhë.
Ndërsa e dyta kishte të bënte me ja dy momente, kur aktorit i është dashur të reagojë.
“Gazetares Fatmira Nikolli! E dashur mikja ime Fatmira…Këto ditë ti më kujtove se unë paskam 80 vjetorin e lindjes…shumë shpejt kaluan këto vite…Sikur ka qënë dje më duket dita mbas luftës dytë…isha fëmijë kur mëma më linte të mbaja radhën për ushqime…mbesa ime Ana nuk e di…po ti a di se çështë radha e ushqimeve ??? Pra ku e lamë…te radha…një burrë…një grua…një familje dëshmori…Nga që kisha zili këta që ishin familje dëshmori se i mirrnin ushqimet më shpejt erdha në shtëpi dhe i thashë babait…Pse nuk u bëre dhe ti dëshmor ??? Babai më tha një nga ato llafet që i quanim të pista dhe unë nuk e zgjata ! Eh moj Fatmira…12 vjeç isha kur na vdiq J.Stalini dhe në sheshin Skënderbej ramë gjunjë…ndërkohë unë u ngrita për të parë se çbëhet ??!!
Kur dëgjoj nga mbrapa britma…ulu…ulu…dhe që atë ditë të marsit 1953 (përveç nja dy rasteve) nuk e ngrita më kokën ! Po çfarë ishin këto raste do të thuash ? Njëri rast ishte i fillim vitit 1973 kur në ILA një ekip i KQ kërkonte ti gjente rrënjët e veprimtarisë armiqësore të F.P. dhe K.S. këtija të fundit i thanë ke zbutur luftën e klasave duke marrë në punë Ndrenikën që është reaksionar…KS u përgjegj…Po punon mirë Ndrenika ! Ndërkohë ai kretari i ekipit i tha K.S. Uëëë po pse punoka kaqë mirë ???(me demek se ka mizën nën kësulë!) Në atë moment unë kam lënë nam duke ulëritur nga vendi…Punoj mirë nga frika !!! Ky është rasti i parë i krye ngritjes time o mikja ime…”, shkruan Ndrenika.