• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Detaje tronditëse/ Si e ekzekutoi 50-vjeçari ish-bashkëjetuesen në sy të vajzës dhe babait të paralizuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Detaje tronditëse/ Si e ekzekutoi 50-vjeçari ish-bashkëjetuesen në sy të vajzës dhe babait të paralizuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dalin detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur dje në fshatin Nënshat të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Shtetasja Gjuliana Topalli 40 vjeçe, mbeti e vrarë nga ish-bashkëjetuesi i saj, shtetasi Nikolin Hila, rreth 50 vjeç. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se debati mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka qenë për vajzën e tyre 4 vjeçe.

Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari ka kërkuar që ta shohë më shpesh vajzën dhe ta merrte edhe në shtëpinë e tij, gjë për të cilën viktima nuk ka qenë dakord. Palët kanë debatuar disa herë për këtë çështje, duke arritur deri te vrasja. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se vrasja në Nënshat të Vau Dejës ndodhi rreth orës 16:44 të ditës së djeshme.

Sipas policisë, 50-vjeçari Hila ka qëlluar me armën e zjarrit automatik kallashnikov ish-bashkëjetuesen. Më pas, 50-vjeçari ka qëlluar veten e tij me plumb në gojë, duke mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pasi ka marrë ndihmën e parë, autori i dyshuar është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar në kushte spitalore. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, duke nisur hetimet mbi këtë vrasje. Sipas burimeve, çifti kishte disa kohë që ishte divorcuar, të paktën rreth një vit e gjysmë, dhe pasditen e djeshme pas një debati mes tyre, ka përfunduar me ngjarjen tragjike, ku 40-vjeçarja Gjuliana Topalli u qëllua për vdekje nga ish-bashkëjetuesi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës ku jetonte viktima. I pranishëm ka qenë edhe babai i 40-vjeçares Topalli, i cili është i paralizuar dhe vajza e saj e mitur vetëm 4 vjeçe. Policia vendore e Shkodrës tashmë është duke marrë në pyetje edhe dëshmitarë të ndryshëm, që mund të kenë pasur dijeni për konfliktin mes autorit të dyshuar Niko Hila dhe viktimës Gjuliana Topalli.

 

Pas

“U ngjita sepse…” Përse hipi te shkallët e PD? Protestuesi i Berishës bën deklaratën epike në polici

Para

“Nuk do votojnë më Ramën, por Lulin” Artan Hoxha bën parashikimin e papritur

Para
“Nuk do votojnë më Ramën, por Lulin” Artan Hoxha bën parashikimin e papritur

“Nuk do votojnë më Ramën, por Lulin” Artan Hoxha bën parashikimin e papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar