Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Grafiku, si u rritën rastet e reja pozitive me virus, pas festimeve të Krishtlindjeve e Vitit të Ri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Grafiku, si u rritën rastet e reja pozitive me virus, pas festimeve të Krishtlindjeve e Vitit të Ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fotografitë nga grumbullimet e fundvitit, si me shoqërinë, ashtu dhe me kolektivin e punës ishin mbizotëruese në rrjetet sociale në javën e fundit të 2021, teksa rregullat për distancimin social apo mbajtjen e maskës ishin pothuajse jo ekzistente në vend, në ambiente publike e transport urban.

Tashmë këto festime e grumbullime ua kanë lënë vendin vizitave në klinika për të bërë testin e Covid, apo te mjeku për t’u kuruar për pasojat.

“Pas një periudhe shumë të qetë, për një ditë u gdhi e gjithë Tirana e sëmurë”, thotë Petrit Malaj, mjek pneumolog, që indikatorin e parë të përhapjes së sëmundjes ka numrin e telefonatave që merr çdo ditë nga pacientët.

Edhe të dhënat e klinikave private tregojnë se nga tendenca e ngadalësimit të përhapjes të infeksionit Covid-19 në muajin dhjetor, pas festimeve të Krishtlindjeve në vend ka nisur shtimi i rasteve të reja pozitive. Pozitiviteti i rasteve të reja nuk ka ndalur rritjen edhe në ditët e para të muajit janar.

Sipas të dhënave të rrjetit laboratorik “Intermedica” për “Monitor”, nga një mesatare prej 87 rastesh të reja u zbuluan çdo ditë midis 27 dhe 31 dhjetorit, rreth 72% më shumë se mesatarja e periudhës 21-25 dhjetor.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Tendenca rritëse e pozitivitetit të testimeve të kryera ka nisur nga data 27 dhjetor 2021, pas festimeve të Krishtlindjeve. Nga 1,113 testime (PCR+rapid test), rreth 9% e tyre ishin pozitive. Rritja e rasteve pozitive vijoi edhe ditën tjetër ku nga 1,224 testime rreth 10% e tyre rezultuan pozitive. Për muajin e kaluar, rekordi i rasteve pozitive me Covid-19 u regjistrua më 30 dhjetor. Nga 826 testime të kryera rreth 14,5% e tyre rezultonin pozitive. Edhe këto ditë të para të muajit janar, rastet pozitive rezultojnë me rritje. Krahasuar me muajin dhjetor, rritje kanë shënuar edhe testimet, sidomos testimet e shpejta.

Për këtë vit, shtimi i rasteve pozitive nis që nga janari 2 janari ku nga 1,642 teste të kryera 10% e tyre ishin pozitive. Rastet pozitive kanë qenë me rritje edhe në ditët në vijim. Më 3 janar janë kryer 1,904 testime dhe 14,5% e tyre ishin pozitive. Rekordi i rasteve pozitive është shënuar në 4 janar, ku nga 1,978 testime 15,7% e tyre ishin pozitive.

Mjekët shpjeguan më herët se arsyet kryesore të rritjes të infektimeve ishin heqja e kufizimeve të lëvizjeve në festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, prania e variantit Omicron që ka intensitet të lartë të përhapjes dhe ulja e mbrojtjes nga të dyja dozat e vaksinave.

Administratori i rrjeteve laboratorike, mjeku anestezist Vasil Llajo tha se kurba e infeksionit parashikohet të shënojë rënie në fillim të muajit shkurt, pasi të ketë përfunduar efekti i festave të fundvitit për shtimin e rasteve pozitive.

Nga rrjeti i laboratorëve “Intermedica” (në Tiranë janë 13 pika) për muajin janar 2021 janë kryer 10,178 tamponë dhe 6% ishin pozitive. Në muajin shkurt u kryen 12,654 dhe 11.8% dolën pozitivë. Për periudhën gusht-dhjetor, nga totali i testimeve të kryera, pozitive me Covid-19 rezultuan 9% e tyre./Monitor/

Pcr1
Pcr 2
Pas

Tërmeti i mbrëmshëm/ Sizmologu grek bën paralajmërimin e fortë 

Para

Temperatura nën zero/ Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet ditët në vazhdim

Para
Temperatura nën zero/ Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet ditët në vazhdim

Temperatura nën zero/ Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet ditët në vazhdim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora