• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulohet dokumenti sekret i Ramës drejtuar ambasadorëve: Pse do e shkarkoj Metën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zbulohet dokumenti sekret i Ramës drejtuar ambasadorëve: Pse do e shkarkoj Metën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas konferencës për shtyp të mëngjesit të së hënës ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi publikisht anulimin e 30 qershorit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama mblodhi fillimisht Kryesinë e PS-së ku vendosi të nisë procedurat e shkarkimit për kreun e shtetit. Menjëherë pas saj, për gati 90 minuta Rama takoi në zyrën e tij ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë dhe të dërguarën me punë të SHBA-ve.

Lapsi.al ka siguruar nga burime të tij dokumentin me 7 faqe që Rama u ka lënë në tryezë ambasadorëve ku u ka “sqaruar” shkeljet që sipas tij ka bërë Presidenti i Republikës. Në këtë dokument fillimisht bëhet një përmbledhje e datave duke nisur që nga 5 nëntori 2018 kur “Presidenti pas konsultimit me partitë politike vendosi të dekretojë 30 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të pushtetit të qeverisjes vendore”.





Më pas në dokumentin e siguruar nga lapsi.al, Rama ka renditur edhe nenet 92 dhe 93 të Kushtetuës ku është mbështetur dekreti i parë i Presidentit si dhe nenet 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor. Rama thotë se pas këtij vendimi KQZ ka filluar punën dhe në 31 maj nisi fushata elektorale.

Në letër thuhet se “Nëse Presidenti do të bëjë konkret vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve, ne e konsiderojmë atë një akt arbitrar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”.

Në dokumentin që Rama u dha ambasadorëve thuhet se në këtë mënyrë, “Meta ka tejkaluar pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta e cila sipas tij nuk ia jep të drejtën të marrë një akt të tillë”. Më pas bëhet një sqarim për mandatet e të zgjedhurve dhe “periudhën zgjedhore” që sipas qeverisë, Meta e tejkaluar.

Rama sqaron edhe hapat që do të ndjekë qeveria e tij. Në dokumentin që disponon Lapsi.al thuhet se fillimisht nuk do të njihet dekreti i dytë i Metës për anulimin e zgjedhjeve. Më pas çështja do të analizohet në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor ndërsa Parlamenti do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

 

Pas

Dështon seanca për dosjen “Habilaj” te Krimet e Rënda

Para

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset me plumb në gjoks një person

Para
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset me plumb në gjoks një person

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset me plumb në gjoks një person

Të Gjitha

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
09:48 | 14/08/2025
0

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

Recent News

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

09:48 | 14/08/2025
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar