Pas 24 vitesh, Pëllumb Matraku nuk do të jetë më roje e godinës së Partisë Demokratike,
Ai shkruan në Facebook se u kërkon palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
POSTIMI I PËLLUMB MATRAKUT:
Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve.