Katër të ndaluarit e Prokurorisë së Tiranës janë dy specialistët e AKSHI Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, si dhe Klodian Sota së bashku me Endi Ikonomin, të dy të përfshirë në agjenci kredidhënëse dhe përmbarimore.
Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë shtetasve shqiptarë mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale në mbyllje të dhjetorit.
Në 6 episode specialistja e IT pranë Akshi, Eni Qirjako, ia ka kaluar pagat e shqiptarëve përmes e-mailit zyrtar Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mijë lekë Sotës dhe Ikonomit, ndërsa zinxhiri nuk mbyllet këtu.
Sa i takon skandalit të dytë të publikimit të targave, zonja Imeraj përmendi se është sekuestruar edhe një server tjetër.
Mbasi ishte punësuar në korrik 2020, dy muaj më vonë Qirjako rrëfen se deri në prill ia kaloi pagat kolegut Agaraj. Kur skandali u bë publik, ajo kuptoi që data dhe ora dhe data e krijimit të File në Excel përkonte me të njëjtën kohë që këto të dhëna i kishte përcjellë në ëetransfer.
Për këto fakte, ajo ka vënë menjëherë në dijeni eprorin e saj Ervin Muca, Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i cili po procedohet në gjendje të lirë.