• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Lëng shege me limon- Kombinimi i shëndetshëm që i jep fuqi organizmit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Lëng shege me limon- Kombinimi i shëndetshëm që i jep fuqi organizmit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Ato duhet të jenë pjesë e çdo regjimi të kujdesshëm ushqimor për më shumë shëndet dhe organizëm të fortë.

Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për antioksidantët sot, të shpjeguar qartë në çdo artikull.

Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat e antioksidantëve për trupin janë ndër më të lakmuarat.

Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe kanë identifikuar shumë fruta të pasura me to.

Këtu mund të përmendim manaferrat, boronicat por edhe shega.

Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut.

Sipas kërkimeve, lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve.

Këto të  fundit çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Shega Dhe Limoni, Kombinimi i Dyfishtë i Antioksidantëve

Studimet kanë analizuar përmbajtjen e lëngut të limonit dhe të shegës për të identifikuar kombinimet më të fuqishme të antioksidantëve.

Ata kanë arritur në konkluzionin se kombinimi i 75% lëng shege me 25% lëng limoni ka një potencial shumë të fortë për dyfishimin e tyre.

Përveç të tjerave, një kombinim i tillë ofron sasi të larmishme të vitaminës C.

Sipas ekspertëve, një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E.

Ky lëng është i shkëlqyer për shëndetin e zemrës, imunitetin, pastrimin e organizmit, veshkat, lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.

Pirja e rregullt e lëngut të shegës, sidomos tani që janë të stinës, do ju ndihmojë të mbroni trupin tuaj dhe ta mbani atë në formë.

Shtrydhni lëngun e një kokërr shege dhe shtojini dy-tre lugë gjelle lëng limoni. Shija do të jetë e athët dhe nëse preferoni shtojini pak mjaltë për ëmbëlsi. Mund ta konsumoni një gotë çdo ditë. /AgroWeb.org

Pas

“Mos u shërbe mercenarëve të Bashës” U ul në lokalin e PD, Berisha kërkesë të papritur kamarierit

Para

“E diela do sjellë ndryshime” Sinoptikania bën parashikimin: Ja si do të jetë fundjava

Para
“E diela do sjellë ndryshime” Sinoptikania bën parashikimin: Ja si do të jetë fundjava

“E diela do sjellë ndryshime” Sinoptikania bën parashikimin: Ja si do të jetë fundjava

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar