• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Na qëlluan në befasi” Ja çfarë deklaruan të plagosurit nga atentati që tronditi Tiranën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Na qëlluan në befasi” Ja çfarë deklaruan të plagosurit nga atentati që tronditi Tiranën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pista kryesore e atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është ajo e larjes së hesape për trafikun e lëndëve narkotike.

Fillimisht, u dyshua se shënjestër e atentatit ishte i plagosuri Edmond Crroji, i skeduar në fushën e trafikut të drogës në Itali, por ka dyshime të forta se në këtë aktivitet janë përfshirë edhe dy vëllezërit Çela, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë gjatë atentatit, ndërsa tjetri mbeti i plagosur.





DËSHMITË

Hetuesit kanë marrë në pyetje përveç të plagosurit dhe të afërmi të tjerë të Edmond Crrojit. Vëllai i tij, Urimi ka pranuar se kanë qenë në burg së bashku me të vëllanë e plagosur në atentat për trafik droge si dhe për trafik qenieve njerëzore. Madje, ai ka deklaruar se është përfshirë në këtë aktivitet edhe në Francë përveç Italisë. “Rreth orës 14:30 fola me vëllain tim dhe më tha se ishte në një lokal. Sqaroj se unë dhe Edmondi kemi bërë burg në Itali për lëndë narkotike dhe trafik qeniesh njerëzore në Francë. Në lidhje me viktimën Erionin, di që ka biznes tabakino, po ashtu viktima dhe vëllai i tij Blerimi janë marrë me lëndë narkotikësh në Itali”, mësohet të ketë deklaruar Urim Crroji.

Nga atentati, mbeti i plagosur edhe Arben Dani, gjithashtu i afërm i viktimës Erion Çelaj dhe dy të plagosurve të tjerë. Ai ka dëshmuar para hetuesve atë që ndodhi gjatë ditës së ngjarjes, duke theksuar se pasi breshërisë së plumbave ishte fshehur poshtë tavolinë.

“Shoqërova bashkëshorten në punë, pas pak jam ulur në lokal me kushëririn tim Edmond Crroj. Në një tavolinë tjetër ishin vëllezërit Çela, u bashkuam dhe pak më pas kemi dëgjuar krisma. Unë u futa poshtë tavolinës dhe më pas ika në tualet pasi të shtënat vazhdonin. Aty kuptova që isha plagosur”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga atentati mbeti i plagosur edhe 19- vjeçari Azbi Selimaj, i cili ishte në lokal si klient i rastësishëm me miq të tij. “Unë isha në lokal bashkë me dy miq të mitë. Në momentin që nisën të shtënat u shtriva në tokë. Kur mbaruan, dola nga dritarja e thyer. Aty ndjeva që isha plagosur”, ka deklaruar ai.

HETIMET

Policia nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të atentatit që la pas një të vdekur dhe katër të plagosur në një nga zonat më të populluara në Tiranë pasditen e së martës. Dy prej të plagosurve, përkatësisht vëllai i viktimës, Blerim Çela dhe daja i tij, Edmond Crroji, kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd, duke mos u dhënë asnjë ndihmesë hetuesve se kush mund të jenë autorët e ngjarjes. Forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle dhe në banesat e të plagosurve dhe makinën e Crrojit, por nuk kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga atentatet e tjera ku automjetet që përdoren për të kryer krimin, u vihet zjarri larg qendrave të banuara, në rastin e atentatit në zonën e Don Boskos, nuk është ndjekur një praktikë e tillë, gjithmonë nëse djegia e automjetit nuk është zbuluar ende. Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga ngjarja dhe pas kontrolleve kryesisht në zonën e Fushë Krujës, nuk është konstatuar asnjë automjet i djegur. Forcat e rendit kanë kryer kontrolle edhe në pikat e grumbullimit të automjeteve të përdorura, po pa rezultat. Atentati u regjistrua rreth orës 16:15 minuta të pasdites së të martës.

Pas

Policia: Bashkë me RENEA-n arrestuam 19 persona nga Shkodra në Gjirokastër

Para

Sërish zhvillime/ Mbështetëset e Berishës shkojnë në selinë e PD, por ja çfarë gjejnë atje

Para
Sërish zhvillime/ Mbështetëset e Berishës shkojnë në selinë e PD, por ja çfarë gjejnë atje

Sërish zhvillime/ Mbështetëset e Berishës shkojnë në selinë e PD, por ja çfarë gjejnë atje

Të Gjitha

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

nga Fast News
09:30 | 14/07/2025
0

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

nga Fast News
09:00 | 14/07/2025
0

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

nga Fast News
08:30 | 14/07/2025
0

Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

nga Fast News
08:00 | 14/07/2025
0

Recent News

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

09:30 | 14/07/2025
Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

09:00 | 14/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar