Është identifikuar personi që është gjetur i mbytur dje nga policia kufitare ne plazhin e Durrësit.
Mësohet se viktima është 86-vjeçari me iniciale N.P, i cili është identifikuar nga të afërmit e tij.
Trupi i pajetë u gjet 1.5 milje larg nga bregdeti.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhunë ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkakut të mbytjes.