Ish-deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij në Prokurori nga sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për mosdeklarim të të ardhurave dhe pastrim parash.
Gjatë një prononcimi për mediat, ai pretention se më këtë vendim është njëhur nëpërmjet medias, ndërsa kujton se deri në shtator të vitit që lamë pas kur ka lënë mandatin e deputetit ai ka qenë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI.
“Nuk kam parë asnjë akuzë veç mediave dhe nuk ka asnjë dijeni. Njoftimin e kam marrë sot përmes mediave, nuk kam dijeni nga hajdutët e krimit ekonomik që helmuan dynjanë me Call Centera, këtyre që u vijnë bananet me pluhur të bardhë, këtyre që u vriten njerëzit mes Tiranës dhe mes Bllokut. Paskan pas kohë dhe nge nga 10 shtatori 2021 kur kam lënë mandatin që të jenë marrë me pasuritë legale të miat që në kohën që kam qenë deputet janë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI. Shoh dy palë postime në media, një palë që thonë se kam pastruar 500-600 mijë euro, një palë thonë 60 mijë euro, tani ma ndani. Paratë e kujt kam pastruar, se këta shenjtanët i kanë incineratorët ku i pastrojnë paratë.”, ka deklaruar ai.
Teksa tregon me emra ata që sipas tij e kanë vjedhur shtetin në 30 vjet, Murrizi nuk kursen akuzat dhe ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.
“Po të mi japin këta që kanë vjedhur në 30 vite para, por sidomos në 20 vitet e fundit nga Rama, Basha, Damiani, Beni, kush të ketë qejf ua pastroj unë por nuk besoj se më japin mua. Desha të njihem me materialin e këtyre fundërrinave, ish-sigurimsave që drejtojnë policinë nga Tonin Vocaj tek Rebani Jaupaj dhe çdo lloj llumi që drejton kupolën e policinë e shtetit, të më thonë për çfarë bëhet fjalë”, është shprehur Myslym Murrizi.