• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shqiptari jep banesën me qira në Zvicër, tmerrohet nga ajo që pa kur u kthye

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Shqiptari jep banesën me qira në Zvicër, tmerrohet nga ajo që pa kur u kthye
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i banesës së lëshuar me qira në Dörflingen të Shaffhausenit, Fitim Rexhepi është tmerruar nga ajo që ka parë. Qiramarrësja e tij, e cila jetonte në banesën mbi të, kishte lënë mbrapa tepër shumë mbeturina dhe papastërti, shkruan 20 minuten.

Fitimi i kishte dhënë asaj në verë njoftimin për lëshim të banesës. “Në ballkonin e saj zvarriteshin krimba”, thotë ai. Qiramarrësja i është përmbajtur njoftimit të përfundimit më 1 dhjetor, por problemi është se ajo ka shkaktuar dëme të pronës prej rreth 70.000 frangash.

Gjendjen e keqe në banesë ai e kishte vënë re për herë të parë kur kishte konstatuar se në ballkonin e qiramarrëses ndodheshin dymbëdhjetë thasë me plehra. “Unë i kërkova asaj që t’i hidhte”, thotë 35-vjeçari. Thasët më pas u zhdukën nga ballkoni, por kurrë nuk u panë në vendin ku duhet të deponohen.Fitimi më pas ka informuar autoritetin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve (KESB) dhe policinë.

Sipas tij, qiramarrësja kishte premtuar të angazhojë një kompani për bartje të gjësendeve dhe një shërbim pastrimi.Por gjërat dolën ndryshe: “Në orën 1.30 të mëngjesit ajo barti me vete një biçikletë dhe një valixhe ndërsa në ora 4.30 të mëngjesit ajo u largua”.

Kesb Schaffhausen nuk mund të komentojë raste specifike për shkak të sekretit zyrtar, por siguron informacione të përgjithshme, shkruan më tutje gazeta.

“Nëse marrim dëshmi për gjendjen e rëndë të një personi, ne e hetojmë atë”, thotë nënkryetarja, Denise Freitag, transmeton albinfo.ch. Situata do të sqarohet dhe do të merren masat e duhura.

“Nëse në të vërtetë konstatohet gjendje e vështirë e personit dhe shohim se ai nuk është në gjendje të bëjë zgjidhjen vetë, ne reagojmë”.

Një situatë e tillë paraqet vështirësi të madhe për pronarët, sipas shoqatës zvicerane të pronarëve të shtëpive. “Në të shumtën e rasteve, e vetmja gjë që mbetet është një përfundim i menjëhershëm dhe i rregullt i kontratës mbi qiranë, në përputhje me afatin e caktuar”, thotë zëdhënësi Thomas Oberle.

Prandaj, mund të nevojiten disa muaj para se qiramarrësi të detyrohet të largohet, përcjell albinfo.ch. Në parim, qiramarrësi është gjithashtu përgjegjës për dëmin e shkaktuar dhe pastrimin e banesës. Është po ashtu vështirë nëse indikacionet e gjendjes në apartament nuk janë të qarta. Kjo për faktin se “pronari nuk mund të hyjë në apartament për të bërë inspektim pa miratimin e qiramarrësit”. Oberle këshillon që në raste të tilla të kontaktohen të afërmit e qiramarrësit ose autoritetet sociale. /Express

Pas

Prerja masive e pyjeve/ Shperthen gazetari: Malësori nuk e kanë pasur kurrë këtë zakon

Para

Tmerrohen pasagjerët, avioni përfshihet nga flakët gjatë fluturimit

Para
Tmerrohen pasagjerët, avioni përfshihet nga flakët gjatë fluturimit

Tmerrohen pasagjerët, avioni përfshihet nga flakët gjatë fluturimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar